Home » Lajme » Plagosen 7 efektivë të policisë nga protestuesit në Tiranë

Plagosen 7 efektivë të policisë nga protestuesit në Tiranë

Shtatë efektivë policie rezultojnë se janë lënduar nga mjetet shpërthyese të hedhura nga protestuesit, e për këtë ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili i kërkoi kryedemokratit Basha që t’u bëjë thirrje protestuesve të ndalojnë sulmin ndaj forcave të policisë.

“Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit. Drejtuesit e protestave duket se kishin financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit. I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit!”, shkruan Lleshaj.

Pikërisht ministri Lleshja ka bërë të ditur edhe numrin e efektivëve të lënduar.

“Ka mbërritur në 7 numri i policëve të plagosur nga sulmi i militantëve të Lulzim Bashës. Për këtë do të ketë përgjegjësi përpara ligjit”, shkruan Lleshaj në një postim.

Në përmbyllje të protestës së 7, kreu i PD nga selia blu bëri thirrje për reagim nga ana e socialistëve, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestës së ardhshme.

“Është hera e fundit që drejtohem me fjalë dhe argumente, koha e fjalëve po mbaron, në protestën e radhës fjalën do ta ketë vetëm sovrani. E gjithë bota e di që ky është një pushtet i marrë nga dhuna e krimit. Ne nuk pranojmë pushtet të marrë me dhunë, harrojeni se do ta mbani pushtetin e dhunë, kthejani sovranit atë që i keni marrë, hapini rrugë zgjedhjeve të lira si e vetmja zgjidhje” u shpreh Basha.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch