Home » Opinione » “Plani sekret” për Luginën

“Plani sekret” për Luginën

Me shqiptarët e Luginës Serbia po luan si “maca me miun”, duke mos i përfillur fare. Kurse, nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës  me shumë entuziazëm e ndihmon Serbinë për fillimin e bisedimeve për anëtarsimin e saj në BE, pa e kushtëzuar ate që ta bëjë të njetën gjë për shqiptarët e Luginës, ashtu si ajo po e bënë për serbët e Kosovës. I ashtuquajturi “dialog”i liderëve të Luginës me Zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiq më 2 korrik 2013 në Beograd, u mbajt “sa për t’u fotografuar” për media. Ndërkaq, takimi i paralajmëruar me Kryeministrin Daçiq më 15 korrk 2013, nuk u mbajtë fare!  Gjithënjë e më tepër po na rritet dyshimi se (ndoshta),  Qeveria e Kosovës dhe BE- në janë pajtuar me Planin sekret të Serbisë për shpërnguljen “në heshtje” të shqiptarve të Luginës së Preshevës.

 

 

 

 

Shkruan: Nehat Hyseni

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë që është duke u zhvilluar në nivel kryeministrash  me ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton, me të drejtë është vlerësuar nga ish shefi i UNMIKUT z.Alexander Borg Olive, si i parabartë dhe i dëmshëm për Kosovën. Këtë vlerësim e kanë edhe shumica e shqiptarve. Pra, se me dialogun e Brukselit e pëson Kosova dhe e pësojnë të gjithë shqiptarët, e veçanërisht ata të Luginës së Preshevës

Se ky ishte dialog midis të pabarabartëve, kjo u pa edhe me mosratifikimin e Marrëveshjes në Kuvendin e Serbisë, duke mos e quajtur atë të denjë për ratifikim si Marrëveshje me karakter ndërkombëtar duke iu shmangur kështu përgjegjësisë ndërkombëtare për mosrealizimin e saj.
Kosova ka hyrë në këtë dialog nga një pozitë e papranueshme, e çuditëshme dhe skajshmërisht e dëmshme për vet Kosovën, sepse jep mundësinë e krijimit të shtetit  serb brenda Kosovës, duke e bërë ate shtet jofunksional. Gjithashtu, që në start nga pala kosovare është pranuar inferioriteti dhe gadishmëria e legalizimit të situatës jokushtetuese në një pjesë të territorit të saj, duke i amnistuar kriminelët, bile edhe  duke i shpërblyer disa prej tyre me poste dhe përgjegjësi shoqërore e publike.
Ndërkaq, për arsye të pakuptueshme dhe do të thoja të papranueshme, nuk është përfillur parimi i reciprocitetit midis çështjes dhe statusit të shqiptarve në Serbi me atë të serbëve në Kosovë, duke i lënë shqiptarët e Luginës së Preshevës plotësisht jasht këtyre bisedimeve. Bile as nuk janë përmenduar fare atje, se ekzistojnë mbi tokë kjo pjesë e kombit. Ata iu janë lënë mëshirës së fatit. Regjimit diskriminues dhe antishqiptarë të Serbisë i janë lënë duartë e lira që të veproj si t’ia don qefi dhe t’i dëboj nga trojet e tyre stërgjyshore, pa iu “prishur tymi” fare.
Gjithënjë e më tepër po na rritet dyshimi dhe po na forcohet bindja se, sa duket, Qeveria e Kosovës dhe BE në heshtje janë pajtuar me Planin sekret të Qeverisë së Serbisë të vitit 2002 për shpërnguljen “në heshtje” të shqiptarve të Luginës së Preshevës. Pra, duke parë dhe përjetuar realitetin e zymtë politik dhe mospërfilljen e tyre, është forcuar bindja se Serbia e ka marrë “bekimin” e tyre për ta çuar deri në fund këtë veprim makabër, antishqiptar dhe jocivilizues ndaj Luginës?!

Përndryshe, si mund të shpjegohet fakti se shqiptarët e Luginës u lanë jashtë Dialogut të Brukselit, duke u sugjeruar atyre, bile edhe nga Prishtina zyrtare që të hyjnë në dialog direkt me Serbinë, pa kurrëfarë ndërmjetësimi dhe garance ndërkombëtare?!

Pastaj, posa filloi ky i ashtuquajturi “dialog” me Zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiq më 2 korrik 2013 në Beograd, ku u bisedua “sa për t’u biseduar dhe fotografuar” për media. Ndërkaq, takimi i paralajmëruar me Kryeministrin Daçiq më 15 korrk 2013, nuk u mbajtë fare!  Shihet ashiqare se me shqiptarët e Luginës Serbia po luan si “maca me miun”, duke mos i përfillur fare. Kurse, nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës  me shumë entuziazëm dhe vullnet të pakuptueshëm e ndihmon Serbinë për fillimin e bisedimeve për anëtarsimin e saj në BE, pa e kushtëzuar dhe pa e obliguar ate që ta bëjë të njetën gjë me shqiptarët e Luginës, ashtu si ajo po e bënë për serbët e Kosovës.

Kētë bindje dhe këto dyshime tona edhe më tepër na i fuqizon fakti se Rezoluta për Luginën, e miratuar në 6 qershor nga Kuvendi i Kosovës, akoma nuk ka filluar të realizohet, në asnjë pikë të saj dhe në vend që të hiqet taksa diskriminuese kufitare, para pak kohe u vendos edhe taksa shtesë 100 euro për një kamion!

As kuotat për regjistrimin e studentëve shqiptarë nga Lugina nuk u hoqën dhe ata nuk munden të regjistrohen ku të dojnë, si moshatarët e vet kosovarë, por vetëm aty ku atyre u lejohet! Kjo ironi dhe kjo mospërfillje ka sjellë pasoja të kobëshme dhe të pariparueshme, si dhe  i ka dëmtuar dhe i diskriminon rëndë shqiptarët e Luginës.
Është e pakuptueshme  dhe e pabesueshme se si Qeveria e Kosovës edhe 14 vjet pas luftës nuk ka nisur procedurë të regjistrimit të të shpërngulurve shqiptarë nga Lugina si refugjatë pranë UNHCR-it, me çka kjo çështje do të institucionalizohej, duke u trajtuar si të barabartë  refugjatët shqiptarë nga Serbia me refugjatët serbë nga Kosova . Ky fakt është i trishtueshëm dhe flet për neglizhencë dhe mospërfillje totale të kësaj pjese të kombit.
Sikur ta kishte inicuar regjistrimin e tyre pranë UNHCR-it, tani edhe shqiptarët e Luginës do të mund të pranonin asistencë ndërkombëtare, ashtu si serbët e Kosovës, qoftë për krhimin e organizuar të tyre, apo për krijimin e kushteve për jetë pë ata shqiptarë që për arsyena të ndryshme nuk dojnë apo nuk guxojnë të kthehen.
Pra, shteti i Republikës së Kosovës ka bërë dhe vazhdonë të bëjë “gjynahe” të pafalëshme ndaj shqiptarve të Luginës, kostoja e të cilave është tepër e lartë dhe shkatërrimtare për të gjithë shqiptarët, kudo që janë. Pasojat e saj ndihen fuqishëm si në pjesën e shqiptarve të shpërngulur nga Lugina, që aktualisht gjenden në Kosovë, që vlerësohet të jenë mbi 15.000-20.000 dhe nuk janë ndihmuar me asnjë cent për t’u sistemuar, si dhe për t’ u integruar. E të mos flasim për kthimin eventual të organizuar të tyre. Bile, siç e thamë, ata as nuk janë regjistruar fare dhe nuk figurijnë askund si refugjatë, ashtu si është situata me serbët e Kosovës në Serbi!

Prandaj, meqë të shpërngulurit dhe të dëbuarit shqiptarë të Luginës nuk ishin dhe nuk janë fare objekt trajtimi në Kosovë, apo të krijimit të kushteve për t’u kthyer, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për të shpërngulurit UNHCR, me përjashtim të një rasti për një familje në Karadakun e Preshevës.

Andaj, poqese ne shqiptarët si komb jemi të interesuar që të mos lejojmë sot, kur kemi dy shtete kombëtare në Ballkan, që të na përsëritet historia e kobëshme e pastrimit etnik të Sanxhakut të Nishit e Toplicës, kur u shpërngul nga ato troje një Kosovë e tërë. Pastaj, rasti i njejtë me Çamërinë. Vallë, a jemi të sinqertë dhe të vendosur që këtë të mos e lejojmë të na ndodhë edhe me Luginën e Preshevës dhe ta humbim atë vend strategjik dhe nyje kyçe gjeopolitike në Ballkan?

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch