Home » Lajme, Politikë » Platforma për dialog nesër do ti dorëzohet Kuvendit, parimi i reciprocitetit elementë kyç në këtë dokument bazë

Platforma për dialog nesër do ti dorëzohet Kuvendit, parimi i reciprocitetit elementë kyç në këtë dokument bazë

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator Fatmir Limaj ka deklaruar sot se platforma e delegacionit shtetëror të Kosovës do të paraqesë qëndrimin e vetëm zyrtar karshi dialogut me Serbinë.

I pyetur se a janë të përfshira në platformë veriu i Kosovës dhe Lugina e Preshevës, Limaj ka thënë se kjo do të bëhet e ditur nesër kur edhe do t’i dërgohet Kuvendit në ora 10.00.

Ndërsa, bashkëkryesuesi tjetër i ekipit negociator Shpend Ahmeti ka njoftuar që pas dërgimit të platformës në Kuvend ajo do të bëhet publike.

“Aty janë të përcaktuara parimet, vijat e kuqe dhe të gjitha temat që duhet të diskutohen”, ka pohuar ai.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch