Home » Lajme, Vendore » Platformat e Serbisë për Kosovën të vonuara e të dalë mode

Platformat e Serbisë për Kosovën të vonuara e të dalë mode

Nga “Koha Ditore”, njoftohemi se, Serbia ka përgatitur “Platformën për Kosovën”, në të cilën: “kërkohet autonomi territoriale për katër komunat në veri të Kosovës, si dhe për të gjitha “komunat serbe” në Kosovë, …. po ashtu, i mbetet besnik pozicionit të shprehur në Kushtetutën e Serbisë, sipas të cilës “Kosova është pjesë e Serbisë”, dhe aty zotohet sërish se “nuk e njeh dhe kurrë nuk do ta njohë Kosovën e pavarur”, etj etj.

Serbia dhe udhëheqja kriminale e saj, flasin dhe përgatisin platforma për diçka që pas pushtimit njëqindvjeçar e kanë humbur me luftë në vitin 1999, si diçka se kinse bota nuk e dinë realitetin dhe kush janë pronarët e kësaj toke shqiptare, si diçka se vetëm ata dinë, vetëm ata jetojnë në këtë botë, se ata janë “popull që ka zbritur nga qielli” e absurde tjera të kohës e të rregullave të demokracisë dhe shkelje të të drejtës ndërkombëtare të shteteve të shprehjes së lirë të popujve për pavarësi.

Si duket ajo po harron apo po mundohet ta mbulojë para botës se Presheva, Medvegja e Bujanoci janë të banuara me shqiptarë dhe janë popull autokton që nga pellazgët, po harron se nuk janë të ardhur sikur serbët e Veriut të Kosovës, Po mendon se këtë fakt do ta fsheh duke paraqitur platforma për territoret e Kosovës e duke injoruar faktin që duhet të paraqesë edhe platforma për shqiptarët e këtyre tri komunave të banuara me shqiptarë, bile më të avancuara se  për serbët e Kosovës, ngase siç thamë më lartë janë popull që jetojnë në trojet e veta stërgjyshore më shekuj e mileniume e për faktin se, ata gjithmonë gjatë pushtimeve të ndryshme kanë qenë të shtypur deri edhe në rrezikun e zhdukjes së tyre.

Nëse donë të jetë i drejtë dhe shtet demokrat, ashtu siç po trumbeton për çdo ditë Serbia, duhet të jetë për të gjithë i njëjtë, e jo për dikë nënë e për dikë njerkë!                   Nëse donë të ec përpara në këtë kohë të zhvillimit të demokracisë, duhet të përqafohen, vërtetë këto standarde, këto  të drejta humanitare e demokratike, përndryshe, nëse shkon të kundërtën e këtyre,  herdo- kurdo, kushdo qoftë, do të jetë i  humbur e i izoluar. Pavarësisht, populli shqiptar ashtu siç e ka ditur rrugën e lirisë me shekuj, edhe në këtë kohë të demokracisë do të dijë, edhe më mirë, të ec drejt, të mbrojë pronat e veta, të drejtën për të jetuar i lirë e i integruar.

Populli shqiptar i Preshevës Medvegjës e Bujanocit, shumë më herët se Platformat e Serbisë për pushtime të tokave të huaja (të shqiptarëve), ka shprehur vullnetin e vet për të jetuar i lirë në tokat e veta, (Referendumi i 1 e 2 Marsit 1992, lufta e UÇPMB-së e vitit 2000/2001, Platforma Politike e vitit 2006 etj.), për  të drejtën për bashkëngjitje me trungun  e saj Kosovën, sepse asnjëherë gjatë shekujve ajo nuk ka qenë serbe, ajo nuk ka qenë e Serbisë, vetëm atëherë kur administrativisht me forcë ajo e ka pushtuar  dhe e ka mbajtur me dhunë e reprezalje  të okupuar, siç po mundohet të bëjë edhe sot.  Serbia e dinë se vullneti i shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit është bashkëngjitja me Kosovën, për këtë arsye ajo sa më parë duhet të heq dorë nga synimet e marrëzisë, përkatësisht  nga pushtimi i tokave të huaja, sepse do të përballet me vullnetin e fortë të shqiptarëve për të jetuar i lirë i pavarur e i bashkuar.

 

Shoqata “Vatra”

Gjilan 19.12.2012

5 Responses

  1. Prishtina thotë:

    Populli, Policia, Forca e sigurise se kosoves te behet gati qe ne momentin e
    volitshem te sulmojm serbine (zhandarmerin dhe ushrin ne Lugine te presheves e
    pas marrjes se saj te marshojm e te marrim edhe sanxhakun dhe keshtu te krijojm
    parakushte pas kthimit te muhagjerve ne Tolice ta marrim edhe tolicen ..keshtu
    te rrumbulaksom kauzen tone KOSOVARE….

  2. Prishtina thotë:

    Populli i Lugines dhe i sanxhakut jane 100% per tu bashkuar me Kosoven keshtu qe
    keto territire do tia marrim serbise shume lehte……do ti shkatrrojm me temel
    infrastukturen ushtarake e policore ne lugine e sanxhak brenda 2-3 dite…..pune
    ma e leht sa nuk bahet….

  3. Prishtina thotë:

    Pas marrjes se Toplices ..maqedonia me qef do ta jepte gjysmen e territorit te
    saj qe e ka okupuar vetem mos mer ja marr krejt territorin e me i shporr
    bulgaret qe shiten si maqedon ne shtetin e tyre ame Bulgari

  4. Prishtina thotë:

    PRISHTINA•7 hours ago−

    Serbia as shansa teorike nuk ka te mbaj nen okupim luginen dhe sanxhkun me nji sulm nga Kosova kto dy regjionem brenda oreve do te bien ne duar te kosovarve…nese nji ushrti nuk e ka perkrahjen e banorve lokal ajo shkatrrohet shume leht..vetem se duhet te sulmohet me nji strategji te mire..dhe ushria dhe policia serbe brenda oreve do te farohet e tera ne lugin dhe sanxhak..duhet pregatitur per nji moment te till ..tjeter zgjidhje nuk ka…

  5. Ne Gjilan, Kamenic malsin e Gollakut dhe Anamorave menjiher formohen qendrat e
    rekrutimit dhe te trajnimit per trupat speciale komando qe do te sulmojn
    zhadarmerin (4000 trupa) dhe ushtrin serbe ne lugine dhe sanxhak …menjiher te
    filloj caktimi i lokacioneve per rekrutim dhe trajnim dhe mbledhja e armatimit
    modern (sidomos atij anti-tank dhe anti-ajror)) per te qliruar vllezerit ne
    lugine dhe sanxhak tane me nji blic aksion..populata lokale ne lugine dhe
    sanxhak eshte pro bashkimit me Kosovve ashtu qe kjo ushtri serbe ne kete
    territor (teresisht armiqsor ndaj tyre) me ndihmen edhe te armates se te rinjve
    liridashes brenda lugines dhe sanxhakut do te shkatrrohej e tera brenda dy-tri
    ditve…dhe kto dy regjione me ne fund do te lirohen nga okupimi serb njiher e
    pergjithmon

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch