Home » Lajme » Pleqësia e bashkësisë lokale Miratoc fton të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës ti bashkangjiten protestës masovike më datë 03 qershorë për hapjen e vendkalimit Miratoc- Llojan

Pleqësia e bashkësisë lokale Miratoc fton të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës ti bashkangjiten protestës masovike më datë 03 qershorë për hapjen e vendkalimit Miratoc- Llojan

Kryetari I bashkësisë lokale, Shezai Shaqiri ka vlerësuar se me anë të kësaj proteste do të bëhet riaktualizimi I çështjes së kufirit dy kilometërsh Serbi- Maqedoni I banuar kryesisht me shqiptarë nga të dyja anët. Protesta organizohet më tre qershor në dalje të fshatit, në drejtim të kufirit nga ora 10 deri në ora 12. Iniciativat për hapjen e këtijë vendkalimi kufitarë nga faktori vendorë politik dhe nga qytetarët e bashkësisë lokale Miratoc janë të kahmotshme. Sipas zotit Shaqiri këto kërkesa deri më tani kanë hasur në veshë të shurdhër. Ai poashtu ka bërë një paralelizëm me realizimin e kërkesës së banorëve serb për hapjen e vendkalimi kufitarë pak ditë më parë në Surdulicë ku largësia përfshin 40 kilometra që dallon dukshëm me pozitën dhe strategjinë e pikës kufitare Miratoc- Llojan. Me organizimin e protestës më datë 03 qershorë në dalje të fshatit Miratoc do të bëhet sensibilizimi I faktorit politik vendorë dhe atijë ndërkombëtarë për hapjen e pikës kufitare Miratoc- Llojan, ka vlerësuar kështu kryetari I bashkëisë lokale.

RTV Presheva

This is another way of sharing https://justbuyessay.com information and resources about our school community

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch