Home » Lajme, Ndërkombëtare » Pleqtë e Ballkanit në Zvicër rrezikohen nga varfëria dhe izolimi

Pleqtë e Ballkanit në Zvicër rrezikohen nga varfëria dhe izolimi

Projekti “Migrimi dhe mosha” e EPER-it synon të përmirësojë qasjen në sistemin e sigurimeve shoqërore të emigrantëve të moshuar ma prejardhje nga Ballkani.

 

EPER-i është themeluar në fillimi të vitit 2012 dhe ka për qëllim të rrisë cilësinë e jetës së njerëzve me origjinë të huaj që janë më shumë se 55-vjeçar dhe që jetojnë në kantonin e Vaud-it. Ky projekt u drejtohet personave që kanë vendosur të qëndrojnë në Zvicër në moshën e daljes në pension me fëmijët e tyre dhe nipërit e mbesat.

 

Zvicra ka më shumë se 280.000 persona të moshës mbi 55 vjeç nga migrimi, në përjashtim të personave të natyralizuar. Ky numër i madh dhe në rritje i emigrantëve të moshuar në territorin e Zvicrës është pjesë e problemit të përgjithshëm të plakjes së popullsisë dhe është rezultat i vendimit përfundimtar që disa prej këtyre personave kanë marrë për të qëndruar përgjithmonë në vendin pritës. Prania e të huajve që kanë ardhur për arsye ekonomike ose për të kërkuar mbrojtje në Zvicër konsiderohet prej kohësh si e përkohshme dhe kthimi i tyre në vendlindje sikur diçka e logjikshme. Prapëseprapë, një numër i madh janë duke marrë parasysh qëndrimin e tyre për gjithmonë në vendin pritës. Një nga shpjegimet kryesore qëndron tek paaftësia për t’u kthyer në vendin e origjinës për shkak të problemeve mjekësore ose financiare. Gjithashtu, një ndër faktorët shpjegues është edhe dëshira për të mos i lënë fëmijët dhe nipërit, të cilët vazhdojnë jetën e tyre në Zvicër.

 

Vetëm në fund të viteve nëntëdhjeta autoritetet zvicerane kanë filluar të marrin parasysh këtë problem dhe janë fokusuar në kushtet e jetesës të vjetërve me origjinë të huaj. Disa studime janë kryer në nivel kombëtar, veçanërisht në lidhje me komunitetet nga Italia, Spanja dhe ish-Jugosllavia. Zbulimet kryesore raportojnë një dobësi të konsiderueshme sociale dhe një gjendje shëndetësore të keqe në mesin e këtyre popullatave.

 

Gjendja shëndetësore e migrantëve të moshuar duket të jetë shqetësuese, qoftë në aspektin fizik, qoftë në atë psikosomatik. Kjo kryesisht shpjegohet nga një të kaluar të migrimit të vështirë, i lidhur me ushtrimin e një aktiviteti profesional të vështirë në vendin pritës apo një migrim traumatik. Përveç kësaj, thuhet në raport, këta individë janë në rrezik të varfërisë dhe izolimit. Në të vërtetë, për shkak të mungesës, në të kaluarën, të një politike të vërtetë për integrim, shumica e këtyre njerëzve nuk flasin rrjedhshëm gjuhën e vendit dhe kjo dukuri ka pasoja në mosnjohjen e sistemit zviceran të sigurimeve shoqërore dhe të drejtave nga të cilat ata mund të përfitojnë.

 

Një aspekt tjetër është shpallur në këtë studim dhe ka të bëjë me praninë e dobët të tyre në shërbimet e ndryshme për të moshuarit (si p.sh. Pro ​​Senectute në Vaud). Kjo dukuri shpjegohet shpesh për shkak të mungesës së informacionit që ata gëzojnë. Shërbimet në fjalë pranojnë këtë realitet dhe thonë se përfaqësimi i ulët i personave nxjerr në pah vështirësinë që kanë këto shoqata për t’i kontaktuar. Kjo mosnjohje reciproke bënë që emigrantët e moshuar të mos përfitojnë nga ndihmat e shumta që ekzistojnë për të lehtësuar jetën e tyre të përditshme në vendin pritës.

 

Jashtë strukturave ndihmëse publike, emigrantët më të vjetër mbështeten kryesisht në rrjetin e tyre familjar si dhe në anëtarët e komunitetit për të ndihmuar ata të përballen me vështirësitë e përditshme. Ndihmat familjare si dhe ato brenda komunitetit janë të çmuara. Megjithatë, kapaciteti i individëve të rrjetit të familjes apo të komunitetit nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur nevojat specifike të moshuarve. Prandaj, është thelbësore të kemi për pleqtë një ofertë që u përgjigjet nevojave të tyre si dhe që fuqizon solidaritetin ekzistues mes tyre.

 

Në bazë të vëzhgimeve të ndryshme, EPER-i, në partneritet me Senectute Pro, ka themeluar në kantonin a Vaud-it dhe Cyrih-ut një projekt për këtë shtresë të popullatës.

 

I emërtuar “Mosha dhe migracioni”, projekti shpreson të rrisë cilësinë e jetës së emigrantëve mbi 55-vjeçare me origjinë nga ish-Jugosllavia dhe të vendosur në kantonin e Vaud-it. Veprimi i saj synon, së pari, lehtësimin e qasjes në informatat dhe shërbime të ndryshme në lidhje me shëndetin dhe moshën e tyre, siç është AVS-i, ndihmat shtesë, subvencionet për sigurim shëndetësor, etj. Ky projekt dëshiron, nga ana tjetër, të luftojë kundër izolimit të disa personave, duke i shtyrë ato të hyjnë në kontakt me të tjerët përmes aktiviteteve të bazuara në mirëqenien fizike dhe morale, siç janë ekskursionet, daljet kulturore, banjot shëndetësore etj.

 

Për më shumë informacione në lidhje me projektin:
http://www.heks.ch/fr/suisse/secretariat-romand/age-et-migration/

 

Projekti “Mosha dhe Migracioni” është i mbështetur nga Departamenti i Sigurimeve Shoqërore në Vaud.
http://www.vd.ch/autorites/departements/dsas/assurances-sociales-et-hebergement/)

/albinfo.ch/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch