Home » Lajme, Opinione » Plisi është vetëm per Shqipëtar . O plisi o mjekërra e xhihadistëve !

Plisi është vetëm per Shqipëtar . O plisi o mjekërra e xhihadistëve !

Fahri-XharraKadare,  në intervistën  e tij për gazetën Zëri në qershor 2014 thoshte

“Eshtë një projekt i hershëm serb, famëkeqi drafti i Çubriloviçit, i cili ka parashtruar rrugën për të tërhequr në kurth shqiptarët. Thelbi i kurthit ka qenë armiqësimi shqiptarë – Evropë. Në këtë draft, një vend i veçantë i kushtohej rolit që do të luanin imamët dhe hoxhallarët e Kosovës për shpërnguljen e një pjese të kombit shqiptar jashtë Evropës dhe sidomos për turqizimin e tij. “ Pra është Projekti i hershëm serb, të përçudnojnë shqiptarët përpara Europës

UEFA e dha të vetën , e dha  një rrufe të vështirë për botën e civilizuar , por..Faik Konica thoshte se . “Ndoshta kombi ynë do te kish ni faqe tjeter,fare te ndryshme nga e sotmja,po te qe populli pak me serijoz dhe ti germonte punet pak me thelle e me teper gjykim.Mjerisht ne shqiptaret jemi njeres superficial,njerz qe shofin vetem cipen dhe nuk qajm koken te hyjm ne te thellat “

 

Ne jemi një fatkeqësi ne veti sepse jemi çfrytëzuar nga serbi për të na shfytyruar para botës dhe se të bindë Europën që nuk mund të ketë një Shqipëri në mesin e saj duke dhënë zgjidhje zhbërjen, shpërnguljen ose shfytyrimin e plotë të këtij kombi rival.
Por si mund të egzistonte një Serbi e qytetruar pranë një Shqiperije ,thjesht aziatike. pa shkolla dhe plotë xhamia ? Dëshira  ishte  dhe vazhdimisht punohej me osmanët e edhe sot me turqët që hapësira shqiptare përherë e më tepër do t’i ngjante Anadollit.

Kur jemi nje race aq e bukur e fisnike sa na e kane zili Lindja e Perendimi, pse po e felliqim veten me turmat e egra qe i ka pjelle errësira e shkretira arabe.?

 

“Thirrni mendjes, ne jemi shqiptarë të bukur, krenaria e Europës, dhe nuk mund ti ndahemi kurrë në këtë botë familjes sonë natyrale të cilës i përkasim, Shqipëria e Bashkuar në Bashkimin Europian.”(nga Kolec Traboini) .

Serbët e ndërruan taktikën : ata vazhdimisht me të rejat e tyre denigruese e ne vazhdimisht në kurthën e tyre.  Te mendojme pak ndryshe, te mendojme ashtu qe do t`iu turbullon mendjen s-t-g…ve. Si munden keta njerez te ruhen dhe te duhen. Si munden te mos e humbin shpirtin , zemren dhe trurin qe iu flet shqip.?

E mendojme ne kete, ne qe e patem fatim te mbesim ne tokat tona ? (fjala është për arbëreshet e Italisë)

 

Tek ne filloi plisi të merret si krenari shqiptare , por harruan  që t`i hjekin mjekërrat xhihadiste.

O plisi o mjekërra e xhihadit ! Edhe Adem Jashari kishte mjekërr më thonë; edhe Skënderbeu kishte mjekërr ; edhe Ismail Qemali kishte mjekërr . E vërtetë ,por e mbanin mendjen dhe plisin shqiptar ; e mbanin krenarinë shqiptare.

Qëllimi i plisit me “ngjyrë” arabe është i thellë . E ardhmja e tashme do të tregon pasojat.

 

Ti kthehemi historise sone të Plisit .Legjenda thote se, Plisi-qeleshja, symbolizon gjysmen e vezez hyjnore, nga e cila vezë doli Perendia qe krijoj çdo gjë, me pak fjalë krijoj jetën. Është mjaft interesante të vezhgosh se si p.sh. nusja kur hynë për herë të parë në shtëpi të dhëndrit, asaj, i duhet te ulet nënje Plis-qeleshe të kthyer mbrapsht dhe ta vendosë një Plis-qeleshe tjetër në kokë. Ne kete tradicion kulturor Shqiptar, me ritin e nuses, ne shqiptaret, nuk bëjmë gjë tjetër, vetëm se  e shprehim një skenë të gjenezit, pra, siç perendia doli nga veza hyjnore, apo veza e botrave, dhe solli jetën, ashtu edhe nusja “del nga veza” dhe e sjell jetën në atë shtepi ku martohet..

Të mendojmë pak ndryshe, të mendojmë ashtu që do t`iu turbullon mendjen serbëve-turqëve-grekëve… Si mundemi o njerëz te ruhemi dhe te duhemi?. Si mundet që të mos e humbim shpirtin , zemrën dhe trurin që na flet shqip.?

E mendojme ne këte, ne që e patëm fatim të mbesim në tokat tona ?

 

Plisi është i shqiptarit por jo i  atij me mjekërr të xhihadit arab ( edhe nëse flet shqip).

Mikja Loreta Bedali më shkruan për martesat  epokale. Te mbushet zemra, te behet zemra mal kur e lexon” Përgëzimet më te mira të gjithë arbereshëve që ditën të ruajnë aq mirë gjuhën,folklorin ,kulturën dhe traditat e popullit tonë. Fatmirësisht kam shumë miq arbereshë,dhe ve re tek ata që flasin me shumë dashuri per Shqiperinë dhe që organizojnë në fshatrat e tyre koncerte me këngë e valle arbereshe.Mendoj që shteti yne duhet të ndihmojë në këtë drejtim duke organizuar bashkë me ta koncerte si dhe emisione televizive ku të ftone kengëtarë dhe valltarë të trevave te ndryshme arberëshe.Ata janë një trashëgimi e gjallë e kulturës dhe folklorit shqiptar.

Gjëja më e bukur që ka ndodhur në keto vitete tranzicionit janë martesat midis arbereshëve dhe shqiptareve.I kam quajtur martesa historike.Këto martesa bënë lidhjen midis arbereshëve dhe shqiptarëve,prandaj mund të quhen MARTESA EPOKALE.Uroj shumë lumturi në të gjitha familjet ,fat e mbarësi për te gjithë shqiptarët e arbereshet.Jemi një nga popujt më të vjetër te Europës dhe më i vjetri i Ballkanit.Kemi ne gjak gjenet e një populli te madh ,të Ilireve.
Fahri Xharra , 25.10.14

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch