Home » Opinione » PLURALIZMI N’LUGINË T’PRESHEVËS

PLURALIZMI N’LUGINË T’PRESHEVËS

Pluralizmi n’Preshevë, kur filloi

PVD zgjedhjet e para i fitoi

Në komunë për herë të parë

Riza Halimi na u bë kryetar!

Dhe shqiptarët në tërë Luginën

Beogradit ia kthyen shpinën

Tok me Bujanocin e Medvegjën

Ata ia mësyejnë me Prishtinën!

Medvegja për herë të parë

Shqiptarin e zgjodhi nënkryetar

Kurse komuna e Bujanocit

Zgjodhi kryetarin prej Tërnocit!

Në fillim kryetar na ishte Nagipi

Por pastaj zgjedhjet i fitoi Shaipi

Serbët sa fortë që u zemruan

Që shqiptarët Bujanocin’ fituan!

Shumë të këqia na bëri Ragmiu

Gjatë shumë viteve që na priu

Në Preshevë kur na ishte i parë

Komunën e përdhosi si kryetar!

Por, hiç më i mirë nuk na ishte

As Shqiprimi dhe “Ndryshimi”

Nga çmenduria, që ky e kishte

Me rrezik nga shkombëtarizimi!

Dhe Ragmiu na ishte “patriot”

Bashkim me Kosovën gojën plot

Me ide: “shkëmbim territoresh”

Ai rrezikonte ndarjen e Kosovës!

Kurse, Shqipërimi na habiti

Me islamizmin prej radikalisti

Referendumin nuk  na e përfilli

Dhe Lapidarin na e shpërfilli!

Dhe tani të gjithë mirëpresim

Nga “Shpëtimi” dhe Ardita

Me ngazëllim i përshëndesim

Që të na hapin shumë fabrika!

Nehat Hyseni

21/042017

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch