Home » Lajme, Vendore » Po afrohet acari, në fundjavë temperaturat në -19 gradë

Po afrohet acari, në fundjavë temperaturat në -19 gradë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në fundjavë temperaturat do të zbresin deri -17 gradë celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë celsius.

dimri-acartGjatë fundjavës temperaturat në Ballkan do të bien dukshëm, duke arritur në minus 19 , gradë celsius, dhe sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, dimri sivjet do të jetë shumë i ftohët se viteve të fundit. Sipas këtij instituti, reshjet e kohëpaskohshme do të vazhdojnë për dy- tri ditë, të cilat vende-vende do të jenë më të theksuara.

“Shtypja atmosferike e lartë mbi vlerat e normales e cila ka përfshirë Ballkanin për plot një muaj, nga e mërkura kjo shtypje do të zbresë nën vlerat e normales me çka presim dhe ndryshim në gjithë parametrat meteorologjikë. Erërat e fuqishme dhe reshjet e borës do të jenë prezent mbi Kosovë”, thuhet në Raportin e Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, citon telegraf.

Pas reshjeve dhe fuqisë së këtyre masave me origjinë polare, thuhet se do të parashihen ulje të dukshme të vlerave termike në dy ekstremet, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë në fundjavë deri -17 gradë Celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë Celsius.

“Gjatë kësaj periudhe ( e hënë – e premte) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 11 deri minus 4 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1- 4 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 13m/s”, bëhet e ditur në njoftim e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch