Home » Lajme, Opinione » Po hyri Kosova në UNESCO, historinë serbe e mori lumi !

Po hyri Kosova në UNESCO, historinë serbe e mori lumi !

Kosova duhet pa tjetër të hyj në UNESCO dhe me këtë grushtohet rëndë  falsifikimi serb i historisë së Kosovës. Kosova në Unesco është një domosdoshmëri kombëtare , është koha e fundit , është dashuria ndaj atdheut .
Shqiptarët janë të parët në Europë që e pranuan Krishterimin; shqiptarët ishin ata që për 300 vjet u masakruan nga Perandoria Romake mu për atë se e përhapnin krishterimin . Por , shqiptarët janë ata që  edhe e legalizuan  ate . Rëndësia  historike është se legalizimi erdhi me fuqinë e madhe të një dardani , mu nga ato toka që sot i mban Serbia  ; erdhi nga Konstantini i Naissusit  për Lindjen dhe Leciniusi po ashtu i Dardanisë për Perandorinë Romake perëndimore . Pra , me ne  filloi .
Ndarjet dhe bashkimet historike të tokave , ideologjive dhe fateve të njerëzimit janë të njohura; kësaj ndarjeje i takon edhe ndarja e kishave  në vitin 1056 në ate lindore me seli në Konstantinopolis dhe atë perëndimore me seli në Romë . Kufinjt  ndarës të këtyre dy kishave dihen . Ne jemi ata që i takuam edhe  influencës bizantine-ortodokse . Edhe në këtë ndarje nuk ishte pa luftë , edhe këtu pësuam përsëri ne ; themeluesit e Krishterimit në Europë. Po kush flet për krishterimin ? ata që edhe fillesat  e saja i mësuan nga ne.
Po na jemi po ata fatkeq që e patëm barrë edhe perandorinë e egër osmane e cila rëndoi mbi supet tona përmbi 500 vjet . Ne ishim para edhe të fesë së pushtuesit ; fesë arabe të muslimanizmit . Ishte fat historik .
Pra nga të besuarit e zotërove të Dodonës ne e përqafuam krishterimin   i cili krishterim u nda në katolik dhe ortodoks  ; edhe këtë nuk e kaluam lehtë . Ne ishim ata që me hirë apo pahirë e morëm edhe muslimanizmin . Por mbi të gjitha mbetëm shqiptar !
Ne jemi në vendin tonë , në token tonë; i kemi tri  fe por e kemi një atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë ,një diell dhe një zot.- Kosova në Unesko !
Një mik nga Italia shkruante “Është edhe ajo qe thua ti, dëshmohet oprtunismi i shqiptareve për te cilin po flisnim me pare: oportunizëm per shkak te arsyeve të ndryshme ku disa princër  shqiptar u përulen përpara pushtetit otoman duke ndryshuar fenë e si rrjedhoje, te gjithë banoret përqafuan fenë e princit. “

Kosova në Unesko kishte shlyer këtë perceptim të Europës për ne : “Faktori fetar besoj ehte nje nga arsyet e mëdha për te cilën shqiptaret shihen ne Ballkan si trup i huaj: kjo pavarësisht nga fakti se shqiptaret duhet të krenohen me autoktoninë dhe gjuhen me antike ne Gadishullin Ballkanik.”
Shikoni , edhe pse Europa ngurron që direkt të na e thotë që neve mbetje turke ,ne duhet t`i tregojmë asaj që jemi trashëgimi pellazge-ilire dhe dardane në tokat tona të lashta.
E kuptuam   pra që i madh e i vogël duhet t`i thyejmë propaganda turke dhe serbe dhe para botës të dalim si trup jo i huaj ,por ashtu siç jemi trup autokton në token tonë .
I kemi dy falsifikime  historike serbe ,” Shpërngulja e madhe serbe  “ e vitit  1699  e cila në të vërtetë ishte shpërngulje dhe ikje e madhe e shqiptarëve të fesë ortodokse dha asaj katolike që ikën pas luftës së Austrisë me Osmanët ( Vladimir Ćorović, Istorija Srba, Velika seoba Srba u Austriju )

E kemi edhe shpërnguljen e dytë “serbe “ e cila ishte  “Në kohën e luftës Turko-Austriake edhe Kelmendasit sikur shqiptarët e tjerë nuk ndejën anash. Të udhëhequr nga Kryeipeshkvi i Shkupit Mikel Suma u ngritën në kryengritje dhe luftuan në anën e Kaizerit të Austrisë kundër turqve të urrejtur. Në luftë morën pjesë të barabartë kelmendasit e Rugovës së Pejës dhe ata të Peshterit të Novi Pazarit”. – (Frrok Zefi “260 vjet nga ardhja e shqiptarëve kelmendas në këto anë 1737-1997).

Shpërngulja e dytë serbe (Druga seoba srba) ishte një trillim serb, për të mashtruar botën e edhe neve; sepse ikja e shqiptarëve në ikjen e dytë shqiptare drejt Sremit, Kroacisë dhe Austro-Hungarisë u bë nën udhëheqjen e Krye Ipeshkvit të Shkupit Mikel Suma.

Shpërngulja
Për të kuptuar të huajt, fqinjët, gllabëruesit dhe të pangopurit, atëherë duhet që ne së pari ose që ne përfundimisht ta përshëndesim historinë tonë që ka filluar të na shohë me një sy më të mirë. E ky shikim i sinqertë nuk përsëritet shpesh. Bile, së paku ne e kemi kuptuar që kjo vjen rrallë e shumë rrallë- Kosova në UNESCO .
E , sikur t`i numëroja  të gjitha faktet të cilat ne sigurojnë vendin tonë UNESCO , historinë e falsifikuar serbe do ta mere lumi .

Edhe një herë , hyrja e Kosovës në Unesco , përfundimisht do të largonte mundësinë e historiografisë serb dhe të të mashtruarve tanë se ne nuk jemi mbetje osmane.
“Në kohën e luftes Turko-Austriake edhe Kelmendasit sikur shqiptarët e tjerë nuk ndejën anash. Të udhëhequr nga Kryeipeshkvi i Shkupit Mikel Suma u ngritën në kryengritje dhe luftuan në anën e Kaizerit të Austrisë kundër turqve të urrejtur. Në luftë morën pjesë të barabartë kelmendasit e Rugovës së Pejës dhe ata të Peshterit të Novi Pazarit.

Kosova  në UNESCO , do i përfundonte  trillimet e porositura për shqiptarët dhe historiografinë serbe do e merrte lumi.

 

Fahri-Xharra-3

Fahri Xharra,15.01.17
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch