Home » Lajme » Po përfundon faza e pare e projketit te kalaja e qytetit para afatit te pararape

Po përfundon faza e pare e projketit te kalaja e qytetit para afatit te pararape

 

Ekipi i TV Presheva, ka vizituar sot punët që janë duke u bërë në projektin e rregullimit të shtegut deri te Kalaja e Qytetit. Punëtorët që janë duke e kryer këtë punë, i kanë mbetur vetëm edhe 100 metra për të arritur deri në cakun kryesor te Kalaja e Qytetit, me çka edhe përfundon faza e parë.

 

Kjo fazë e cila është paraparë të zgjasë 4 muaj, si duket me një vullnet mjaftë të

madhë të punëtorve dhe me një punë me intezitet të lartë, do të përfundojë me një kohë rekorde për 1 muaj e gjysëm, me çka i lëshon rrugës edhe fillimit të fazës së dytë, fazë e cila është paraparë të filloj vitin e ardhshëm, mirpo punëtorët i kanë përmbysur të gjitha ato parashikime, dhe si duket ajo do të filloj muajin e ardhshëm.

 

Drejtori i NP Moravica, e cila edhe e implementon këtë projektë falenderon gjithë punëtorët, pasi që as që është pritur se puna do të shkojë kaq shpejtë.Sadiku, tha se tashë është edhe koha e duhur që bashkëatdhetarët që vinë për pushime në vendlindje të shohin se një monument historic të Preshevës,  së shpejti edhe mund ta vizitojnë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Projekti i rregullimit të shtegut deri tek Kalaja e Qytetit, kap vlerën e 3.2 milion

dinarëve, kurse financohet nga Ministria e Ekonomisë dhe zhvillim ekonomik regjional – shërbimi nacional i punësimit,

ndërsa bashkëfinancues është Komuna e Preshevës. Në këtë projektë janë të punësuar 23 persona, në kohë të caktuar prej 4 muajsh, ndërsa implementohet nga NP Moravica.

RTV Presheva

This strategy allows whole-class http://www.college-essay-help.org/ participation and response

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch