Maturante e shkollës së mesme Adem Gllavica
Lipjan- Kosovë
Poezi
———————————————————-
“Përse?”
Përse ne qeshim?
Përse ndonjëherë qajmë?
Përse ti je e pasur?
Përse ai është i varfër?
Përse ai nuk sheh?
Përse ajo nuk dëgjon?
Përse njeriu gënjen?
Përse ai lëndon?
Përse kemi gjuhë
Të ndryshme kur
Në një botë jetojmë?
Përse jemi kureshtarë
Çdo enigmë ta
Zbulojmë?
“Çështë e vërteta?”
Në se flet
Të tjerët të lëndojnë,
Nëse hesht,
Lëndon vetveten,
Në dilemë je
Dhe me jetën.
Vetë jeta
një gënjeshtër,
apo e vërtetë,
është kjo enigma
që do të ekzistojë
Sa të ketë jetë.
“Të kesh ”
Të kesh liri,
Nuk do të thotë
T’i paragjykosh
Të robëruarit.
Të kesh pasuri
Nuk do të thotë
Të qeshësh
Me të varfërit
Të kesh shëndet,
Nuk do të thotë
Se s’duhet ta
Ndihmosh të sëmurin
Të kesh dashuri
Do të thotë
Se ke shumë,
Por ndaje me ata
Të cilët ta dhuruan atë.
Prandaj edhe nëse ke,
Mësohu të jesh
Më pak egoist
Nëse do vazhdosh
Të ecësh përpara.
“Pesha e fjalës”
Gjë që s’matet dot
Është pesha e fjalës,
Gjë që të bën të ndryshosh
Aty ku duhet
Dhe me ata që ja vlen
Të ndryshosh
Gjë e cila të bën
Të kesh buzëqeshjen
Më të ëmbël në botë.
Gjë që shkatërron atë
Dhe gjithçka që ti ke krijuar
Me heshtjen tënde.
Gjë që të bën
të mendosh
Para se sa të reagosh
Gjë e madhe në
Jetën tonë është
PESHA E FJALËS
Sonë.
“Çka…?”
Çka të besoj?
Atë që më thua ti,
Apo atë që më shohin
Sytë e mi?
Çka të flas?
Atë që dëgjoj nga ty,
Apo atë që të tjerët
Më thonë për ty?
Çka të bëj?
të dëgjoj mëndjen
E të largohem nga ty,
Apo zemrën
E të të fal përsëri?
“Adoleshenca”
Kjo rini po shkon
Pa u hetuar fare,
Aventurat po përfundojnë,
Një jetë tjetër po fillojmë.
Tani jeta është një enigmë,
Nëse duam ta fitojmë
Duhet ta zbulojmë.
Ditët kalojnë,
Bashkë me to edhe rinia,
Si vallë s’e kuptonim
Se po shuheshin
Vitet më të mira?