Home » Lajme » Policia e Serbisë, sot në orën 10.30, ka arrestuar në rajonin e Merdarit dy policë të Kosovës

Policia e Serbisë, sot në orën 10.30, ka arrestuar në rajonin e Merdarit dy policë të Kosovës

Siç ka deklaruar ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic, ata kanë qenë “të armatosur me dy pushkë automatike, dy revole dhe aparaturë speciale për matjen e largësisë”. “Të arrestuar janë Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri”, ka thënë Dacic në konferencën e organizuar nergut për këtë rast, pas takimit me familjet e pjesëtarëve të MUP-it serbë të arrestuar më 25 shkurt në Kosovë e të liruar sot. “Çfarë kanë lypur ata në territorin e Serbisë dhe sipas cilës marrëveshje?”, ka thënë Dacic, transmeton B92, për të shtuar se “Serbia nuk do t’i durojë më këto akte”. Sipas tij, ata kanë shkelur marrëveshjen ushtarako-teknike të Kumanovës, të vitit 1999.

Ai ka thënë se ka ftuar UNMIK-un, KFOR-in dhe EULEX-in që të sqarohen për këtë rast, duke theksuar se secili që e “shkelë marrëveshjen e Kumanovës do të privohet nga liria”. “Nuk bënë kështu me Serbinë. Kjo e ka kaluar çdo masë”, ka thënë ai.

 

 

 

——————-

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në një prononcim për Telegrafin e ka cilësuar arrestimin dy policëve kosovarë si veprim të pamatur të palës serbe. Sipas tij, ky rast do të qojë në destabilizimin të mëtejmë të situatës .“Është tensionimi i gjendjes. Ata janë në fushatë elektorale dhe është veprim shumi pamatur i ministrit te Brendshëm te Serbisë”, ka thënë Rexhepi. “Do të shikojmë se a kanë qenë policët në anën e Serbisë. Do të shikojmë përmes EULEX-it se si ta zgjedhim këtë çështje.
RTV Presheva

One Response

  1. S.Sadiku thotë:

    TURPI I TURPIT.

    Ne komentuesit e thjeshte jemi ne pritje te komentimeve te 4 liderve te kualicionit te partive politike Shqiptare te lugines,te cilat kane vendosur qe keto 4 vitet e ardhshme ta kene perfaqesuesin e tyre ne parlamentin e Daciqit. Ku jane keta burreca,qe nuk ngritin zerin per keto ngjarje,a nuk ju mjafton ky argument,me ket fotografi aq poshtruese qe ju nje here e pergjithmon te i bojkotoni zgjedhjet e parlamentit te Daciqit.Une i them Lidereve te keti kualicioni PVD , BDL, UDSH,LPD se kesaj radhe nuk do ta keni mbeshtetjen e QEVERIVE AS TE SHQIPERISE , AS TE KOSOVES E AQ MA PAK TE MINISTRIT TE PUNEVE TE MBRENDSHME BAJRAM REXHEPIT,per keto zgedhjet parlamentare te Serbise e nese keta e bejn te kunderten, ateher nuk i u mbetet tjeter pos te ia falin Serbise e tere K O S O V E N.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch