Home » Lajme » Policia serbe disa banorë pribocas nuk i lejon të marrin pjesë në takimin e vendlindjes

Policia serbe disa banorë pribocas nuk i lejon të marrin pjesë në takimin e vendlindjes

SERBIA VENDIMAEVE TË VETA U  BIE PISHMAN KUR KANË TË BËJNË ME SHQIPTARËT

 

Tradita e mbajtjes së takimit të vendlindjes  në Priboc vazhdoi edhe këtë vit që është viti i tretë me radhë. Këshilli Organizues i takimit të sivjetëm Priboci 2011, pas një përgatitje të konsiderueshme disa javore, në bashkëpunim me të gjithë banorët e fshatit arriti të realizojë takimin të dielën, më 24. 7. 2011. Këto takime, janë paksa më të veçanta, ngase këto fshatra të Malësisë së Bujanocit gjenden nën administrimin e  pushtetit serb, gjë që vetvetiu krijon vështirësi  dhe hezitim  të banorëve për të marrë pjesë. Këtë ndjenjë e shton edhe ndalesa dhe kontrollimi dhe mundësia nëpërkëmbjes së dinjitetit të qytetarëve në punktin policor në Muhoc, gjë që krijon pasiguri të banorëve që të dalin lirshëm e të vizitojnë tokat e veta, edhe pse dëshira për të qenë afër vendlindjes nuk i është shuar asnjëherë.

Kjo ndjenjë  e tillë, e krijuar, ndodhi, pikërisht, më 24. 7. 2011  në ditën e takimit të vendlindjes Priboci 2011, sepse shumica e banorëve të  fshatit Priboc nuk u lejuan të dalin në fshatin e tyre, edhe pse paraprakisht Këshilli Organizues kishte sigurur lejen për qarkullim të lirshëm me të gjitha.

llojet e  tabelave dhe me çfardo lloj dokumenti identufikues, vetëm për këtë ditë.

Organet policore të komunës Bujanocit, në pasditën e të shtunës (23.7.2011) kanë lajmëruar Këshillin Organizues të takimit, se kufirin nuk mund ta kalojnë automjetet me tabela dhe qytetarët me dokumente tjera identifikuese të Republikës së Kosovës.  Kështu duke mos pasur mundësi të lajmërohen të gjithë qytetarët për këtë vendim të ri të policisë së Bujanocit (Serbisë), në mëngjesin e së dielës (24. 7. 2011) nga policia kufitare serbe në Muhoc u penguan shumë banorë të fshatit Priboc të kalojnë kufirin në këtë pikë, me arsyetim se është vendim i policisë dhe organeve zyrtare serbe  që asnjë automjet dhe asnjë qytetarë me dokumente të Republikës së Kosovës nuk lejohet të kalojë në shtetin e Serbisë.

Kështu shumë qytetarë u kthyen mbrapsht dhe nuk arritën të marrin pjesë në takim, megjithate, një numër i konsiderushëm, një autobus dhe disa automjete me tabela të vjetra të Kosovës dhe të shteteve të perëndimit, pas kontrollit të shtuar, në krahasim meherattjera, dhe tentimit  të presioneve psiqike, u lejuan të kalojnë kufirin.

 

*******************************************

PËRKUNDËR DISA PENGESAVE, NË PRIBOC U MBAJT TAKIMI I VENDLINDJES PRIBOCI 2011

 

Traditat dhe lojrat popullore nuk janë  harruar

 

më  24. 7. 2011 Në vendin e quajtur “Te Kisha”, banorë të shumtë të fshatit Priboc ishin tubuar, të cilët me fytyra të qeshura e të gëzuar përshendetëshin dhe përqafoheshin vëllezërisht.

Pleqtë, plakat, të rinjt e të rejat, disa që nuk ishin parë me vite e disa nga viti i kaluar me takoheshin e bisedonin me secilin njeri që ishin prezent deri sa muzika shqiptare dëgjohej me kumbim nga altroparlanti që kishte siguruar Këshilli Organizues.

Zëri përshëndetës i mirëseardhjes së konferencieres drejtoi shikimin nga bina modeste dhe ndali për një çast lëvizjet e banorëve, për të dëgjuar fjalën e rastit të kryetarit të Këshillit Organizues Gani Krasniqi, i cili të pranishmëve u uroi mirëserdhje për të vazhduar më pas fjlimin e tij për historikun e fshatit.

Ndërkaq manifestimin, dhe të gjithë bashkëatdhetarët në emër të strukturave të komunës së Bujanocit i përshendeti drejtori i televizionit të Bujanocit z. Sevdail Hyseni.

 

Në këtë takim të vendlindjes, Këshilli Organizues ndau mirënjohje postmortum për mësuesit e fshatit; Shaban Ibrahimi, Demir Emërllahu, Malush Hyseni, Pajazit Azemi e Ali Azemi; pastaj për ish të burgosurit politik: Shefqet Zymberi, Reshat Ramadani, Shefik Sadiku, Mefail Bajrami e Hasan Ramadani; për pjesëmarrësit në luftën e UÇK-së  e të UÇPMB-së; Jakup Musliu, Asllan Ibrahimi e Sabit Dervishi si dhe për kontribuesit me mejte e forma tjera për fshatin: Haqif Nezir Haziri e Rifat Dervishi, Enis Salihu, shef i kabinetit të kryetarit dhe Driton Rexhepi, Drejtor i Drejtoratit për Ndërtim. Mirënjohjet i ua dha Hamdi Krasniqi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pjesa e programit kulturo artistik filloi me recitime.

Me vjersha për atdheun, vendlindjen etj. u paraqitën Ridon Dervishi, Tetutë, Petrit e Lumbardhë Tafili dhe Erblinë Musliu.

Programin artistik e pasuroi këngëtarja Nevrije Demolli e cila me zërin e saj të ëmbël dhe me këngët me përmbajtje atdhetare mori duartrokitje të shumta nga të pranishmit.

Vallëzimi i  përbashkët i banorëve të fshatit Priboc ishte një nga momentet  më të dashura të takimit, pasi aty u lujatën valle të ndryshme dasmash e  valle tjera të preferuar nga banorët.

Disa nga lojërat popullore, traditë e banorëve të fshatit, të luajtura me dëshirë e përkushtim gjatë dasmave, festave, ahengjeve e rasteve tjera atëherë kur fshati ishte plot me banorë, në këtë takim në formë garash, matje

forcash etj.  u përkujtuan duke u luajtur nga të rinjt.

Hedhja e gurit (gurapeshë) ishte loja më e dashur e pjesëmarrësve, ku Dalush Musliu nuk kishte konkurencë, pastaj mundja (thyerja) e duarëve, në të cilën Avni Musli doli fitues, nga të gjithë ata që matën forcën.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjithashtu u zhvilluan gara në vrapim ( i pari doli Riad Sopi), kërcim dhe kërcim në tre hapa.

Am talk about the value of computer programming pro-academic-writers.com

4 Responses

  1. Gazetari thotë:

    “Ndërkaq manifestimin, dhe të gjithë bashkëatdhetarët në emër të strukturave të komunës së Bujanocit i përshendeti drejtori i televizionit të Bujanocit z. Sevdail Hyseni”
    – Cka ju flet kjo fjali te nderuar vizitor te portalit kosovalindore.com..
    – A thua ky njeri edhe me tej perfaqeson kreun e Komunes Bujanocit.
    – A thua edhe me tej ky njeri bart perkrahjen e Kryetarit te Komunes Z.Shaip Kamberit dhe Kryetarit te Kuvendit Z.Jonuz Musliut.
    – A thua kjo eshte pasqyra e vertet e kreut Komunal te Bujanocit.
    Ju te nderuar vizitot vlersojeni vet!

    Gazetari.

  2. Mirush thotë:

    Po a na paska dal edhe ktu ky Sevdail Gargamelli a ahhahahahha

  3. Gzapqarit më falni gazetarit dhe Mirushes apo Mirush siç del në koment një gjë po ja thom, le t’vijnë le tma masin at shoqin sa e kam…..

    Baci

  4. shaban Cakolli thotë:

    E rendesishme eshte qe ju keni shenuar “Takimet e Vendlindjes”,kjo do te thote se kur behet me ngulm nuk ka armik qe e pengon.Ne ju pergezojme per kete aktivitet domethenes.Nevrije Demolli,jam i sigurte qe ia ka shtuar madheshtine ketyre takimeve.
    E them kete nga se sahere qe ne merrnim aktivitete kulturore,Nevrija ia shtonte madheshtine…

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch