Home » Lajme » Policia Serbe ndaloi punimet për ngritjen e një memoriali për komandantin e ish-UÇPMB-së Ridvan Qazimit – Lleshi

Policia Serbe ndaloi punimet për ngritjen e një memoriali për komandantin e ish-UÇPMB-së Ridvan Qazimit – Lleshi

“Policia ndaloi punimet për ngritjen e një memoriali për komandantin e të ashtuquajturës Ushtri Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Ridvan Qazimi, i njohur si komandant Lleshi, mbi Tërnocin e madh tha Ministri i Punëve të Brendshme së Serbisë, Aleksandar Vulin.

“Asgjë nuk nuk mund të ndërtohet në këtë vend pa leje. As një shtëpi dhe as një ndërtesë nuk mund të ndërtohet, e aq më pak një memorial. Ekziston një ligj për monumentet në këtë vend, sipas të cilit është e qartë se kujt mund t’i ngrihet një monument, kujt nuk mundet. Ligji do të respektohet pa rezerva”, theksoi Aleksandar Vulin.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch