Home » Kulturë, Lajme » “Politika si ide” – Libër i ri i Valentina Leskaj

“Politika si ide” – Libër i ri i Valentina Leskaj

Të nderuar Miq të Librit dhe të Botimeve Toena,

me kënaqësi të veçantë ju njoftoj për botimin dhe qarkullimin e librit të ri të autores Valentina Leskaj “Politika si ide”, një libër për politikën e së ardhmes.

Një narracion mbi lëvizjet e politikës shqiptare këto tri dekadat e fundit, një reflektim idesh e ngjarjesh, që shënjojnë historinë e Shqipërisë post-komuniste dhe një ftesë për një dialog ndryshe, në shërbim të një politike më serioze, e një shoqërie e demokracie më funksionale.

Valentina Leskaj, një personazh i njohur i politikës shqiptare, i sjell të gjitha këto në librin që mban logon e Botimeve Toena, “Politika si ide”.

“Libri është një narrativë e tri dekadave të eksperiencës personale politike dhe shoqërisë civile, një rrëfenjë e një tranzicioni epokal të shoqërisë njerëzore në tërësi, dhe të vendit tonë, Shqipërisë, në veçanti. Teksa e kam lexuar gjatë përgatitjes për botim, jam zbavitur prej larmisë së tematikave të trajtuara; zhvendosjeve në kohë dhe në hapësirë që krijohen në secilën prej tyre… Duke qenë edhe një rrugëtim në ato se çfarë ka ndodhur në këto tri dekada tranzicioni, libri ka një vlerë të shtuar edhe si një libër reference për studjuesit e këtyre fushave.”, shkruan në parathënien e librit profesor Selami Xhepa.

E lidhur herët me shkrimin, si kryeredaktore e revistës “Shqiptarja e re”, Leskaj e nis librin me një analizë që ka munguar në mendimin shqip, feminizmin.
“Gratë një histori e shkurtër e feminizmit”, është një homazh ndaj grave të para që u bënë zëri i lëvizjeve feministe në vend, por dhe një udhëtim në historinë e feminizmit botëror, përmes një analize bashkëkohore. Me një stil ndryshe Leskaj përshkron zonat e mjegullta të historisë së gruas në vend.

Shqipëria në Nato, nga Bukureshti në Strasburg, Pushteti i gjuhës, marrëdhënia me tjetrin, çështja e moshimit të popullsisë, kriza demografike e një sërë problemesh që lidhen me kohezionin social, vijnë përmes një vëzhgimi të hollë nga Leskaj për t’i mbetur historisë.

Libri është një pamflet idesh politike, që do t’i shërbejë të gjithë atyre që do të merren me tablonë e historisë politike të Shqipërisë së tri dekadave të fundit, por dhe një manual për politikën e së ardhmes.

Janë shprehur për këtë libër:

https://mcusercontent.com/93cd75117ab04f5c1b9fa05e2/files/f093b5f3-96cc-4c77-a320-2a28871c683c/Selami_Xhepa_per_Politika_si_ide.docx
https://mcusercontent.com/93cd75117ab04f5c1b9fa05e2/files/4304146e-c712-4a00-a7db-5aeb93063781/Alda_Bardhyli_per_Politika_si_ide.docx
https://mcusercontent.com/93cd75117ab04f5c1b9fa05e2/files/dc7662a6-ae9a-4f50-80d8-54d420584764/Piro_Misha_per_Politika_si_ide.docx
https://mcusercontent.com/93cd75117ab04f5c1b9fa05e2/files/1f17461e-3000-41a8-aecc-fc270e78715c/Diana_Culi_per_Politika_si_ide.docx

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch