Home » Lajme, Opinione » Politikanët tanë shqiptar, qofshin të Kosovës Historike

Politikanët tanë shqiptar, qofshin të Kosovës Historike

,, Një shtet që zvogëlon subjektet e tij, duke i bërë instrumenta të bindura të projekteve të tij, edhe nëse këto janë bërë mirë, duke gjetur një realitet me njërëz të vegjël, ai nuk mund të bëj gjëra të mëdha,,

 


Politikanët tanë shqiptar, qofshin të Kosovës Historike, të Ish – Republikës së Maqedonisë, të Kosovës Lindore, të Çamërisë, të Malit të Zi…, sigurisht që e duan Ribashkimi Kombëtar, ndërkaq në intervistat dhe nëpër ndejat e tyre politiko – diplomatike e thonë se bërja e Shqipërisë Etnike nuk është tabu temë.

Ali Hertica

Mr. Ali Hërtica

 

Kushtetuta e Kosovës në të vërtetë e thotë se nuk ka bashkim me ndonjë shtet tjetër. Për dallim nga Kushtetuta e Kosovës, Kushtetuta e Shqipërisë Londineze pjesa e parë: Parime themelore, Neni 8 thotë: “ Republika e Shqiperise mbron te drejtat kombetare te popullit shqiptar qe jeton jashte kufijve te saj”. Pra, siç po shihet Shqipëria Londineze e ka për detyrë dhe obligim t’i mbrojë të drejtat e shqiptarëve jashtë Shqipërisë Londineze, megjithatë edhe shtetin amë e pengon diçka, në mos marrëveshja me NATO-n me rastin e aderimit të Shqipërisë në këtë Aleancë Veriatlantike. Si do qoftë politikanët tanë duhet të pyeten: a/e (s)duan Ribashkimin Kombëtar?! Nuk mund të themi se nuk e duan, por mund të themi me plotë përgjegjësi se kësaj çështjeje – pune shumë ngadalë janë duke i ecur, për të mos thënë se fare pak janë duke bërë në këtë drejtim. Lëvizjet drejt Shqipërisë gjatë sezonës së verës pa vështirësi kalimi të kufijve duhet përshëndetur, por ka shumë e shumë gjëra të tjera integruese që duhet të bëhen sa më parë, për këtë nuk e pengon askush Lidershipi SHqiptar. Politikanët shqiptar në takime – bisedime diplomatiko – politike me diplomat (miq tanë) duhet shtruar dhe me një qëndrim të paluhatshëm të bisedojnë për Ribashkim Kombëtar, prandaj shtrohet pyetja: Elita politike shqiptare a e duan a se duan RIBASHKIMIN KOMBËTAR? A DO TË ANGAZHOHEN ATA PO AQ SERIOZISHT SIKUR EDHE POPULLI PËR NJË SHQIPËRI TË TILLË? Luftëtarët tashmë të rreshtuar në radhët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të udhëhequr nga profesor Hazir Shala, FRONTIT BASHKIMIT KOMBTAR SHQIPAR, të udhëhequr nga Arbër Kastrioti, Frontit Demokratik Bashkimit Kombëtar Shqiptar, të udhëhequr nga mr. Gafurr Adili,

 

SIÇ KUPTOHET NGA PROGRAMET E TYRE PARTIAKE)janë duke punuar në sensibilizimin e popullit për aktin HISTORIK, për RIBASHKIM KOMBËTAR, dhe sipas asaj që shihet ata janë shumë optimist se SHQIPËRIA E BASHKUAR DO TË NDODHË, madje duke e ndihmuar atë ide vetë bashkësia ndërkombëtare, sepse ajo kërkesë ka bazën në postulatet demokratike Botërore. Prandej, unë mendoj se LIDERSHIPI AKTUAL në Kosovën Histroike, kanë aq dije, zotësi dhe gatishmëri që amanetin e bashkëluftëtarëve të tyre ta qojnë në vend. Jam i bindur gjithashtu se edhe elita politike në Shqipërinë Londineze e kanë kurajën që ta zbatojnë KUSHTETUTËN E VENDIT( kur është fjala për shqiptarët jashtë Shqipërisë Londineze siç e cekëm më sipër). Pra nëse këto platforma politike fillojnë të zbatohen e të jetësohen ( sipas meje është e mundshme) SHQIPËRIA E DËSHIRUAR NGA 15 MILION SHQIPTAR,

? Kur kësaj i shtohet: Dëshirat e dëshmorëve të KOMBIT kanë mbetur pezull sepse SHQIPËRIA ETNIKE – NATYRALE ende nuk ka ndodhur, domosdoshmërish angazhimet e përfaqësuesve të subjekteve politike dhe subjekteve tjera tashmë duhet të jenë më të theksuara dhe më të organizuara. Pse kjo duhet të jetë kështu e kam për bazë deklaratat e ish- luftëtarëve të lirisë tani më dëshmorë të kombit, të bashkëluftëtarëve të DËSHMORËVE të UÇK-së, UÇPBM-së…, deklaratat e zyrtarëve të subjekteve të sipërpërmendura sigurisht që kanë mbështetje të anëtarësisë së tyre dhe jo vetëm të anëtarësisë së tyre, që duan të bëhet SHQIPËRIA E BASHKUAR ME TË GJITHA TROJET E SAJA NATYRALE. Pra siç po shihet nga disponimi i përfaqësuesve të subjekteve të sipërpërmendura si edhe të 80 e sa subjekteve tjera në Shqipërinë Londineze, atëherë vërtetë shihet se miliona shqiptarë e duan RIBASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR. Edhe analizat e shumë e shumë ekspertëve të fushave të ndryshme, tregojnë se efektet ekonomike dhe jo vetëm ato do të ishin larg më të favorshme për mirëqenien qytetare, sikur t’i Ribashkoheshin trojet tjera shqiptare, Shqipërisë Londineze. Pra, Ribashkimi Kombëtar dëshirohet nga 15 milion shqiptar, kjo nuk kontestohet. Se Ribashkimi Kombëtar në një SHQIPËRI ETNIKE – NATYRALE do të sillte shumë favore jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë RAJONIN, madje edhe më gjerë kjo është mase e kuptueshme

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress