Home » Intervistë, Lajme » Politikologu Maloku: Të ketë lidhje speciale në mes të Republikës së Kosovës dhe Kosovës Lindore

Politikologu Maloku: Të ketë lidhje speciale në mes të Republikës së Kosovës dhe Kosovës Lindore

Preshevë, 05 Janar 2012 – Pas marrëveshjes për lëvizjen e lirë të qytetarëve në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, e arritur kjo në dialogun teknik në mes të dyjave vendeve, dhe e cila ka filluar të aplikohet javën e fundit të dhjetorit të 2011 ka bërë që shqiptarëve të Luginës së Preshevës tua vështirësojë komunikimin me Republikën e Kosovës. Banorët e Luginës së Preshevës me vendosjen e tarifave të larta për policat kufitare të sigurimit, e konsiderojnë vendimin si tejet të dëmshme, ose si një
izolim i këtyre banorëve i ngjajshëm me kohën e luftës. Për të biseduar për këtë çështje me rëndësi për Luginen e Preshevës, flet analisti politik, Albinot Maloku.

KosovaLindore.Com: z.Maloku, përfaqësuesit politik të Luginës në reagimet e tyre pas vendosjes së tarifave të larta për policat kufitare të sigurimit nga ana e Republikës së Kosovës, kanë thënë se me këto tarifa Qeveria e Kosovës po e vështirëson komunikimin me vëllezërit e saj të krahut lindor, duke i lënë ata matan kufirit në mëshirën e ligjeve të Serbisë dhe kamxhikut finanaciarë?

 

Albinot Maloku: Reagimet e unifikuara të spektrit politik shqiptarë të Kosovës Lindore janë të drejta, sidomos deri sa shiqohet i gjithë procesi i të ashtu emëruarit dialog teknik në mes palëve. Konsideroj që marrëveshja e cila u vë në zbatim për lëvizjen e lirë nuk është e drejtë, jo vetëm duke parë rrethanat e krijuara për shqiptarët e Kosovës Lindore, por edhe nga fakti që nuk është në nivelin e barabartë. Qytetarët e Republikës së Kosovës për të hyrë në Serbi duhet “huazojnë” targa provuese me mbishkrimin cirilik dhe shkurtesën “SRB”, gjë e cila nuk aplikohet për qytetarët e Serbisë të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës. Krejt kjo shpjegon shumë qartë pozitën jo të njejtë në mes palëve në dialog. Kurse kur flasim për shqiptarët e Kosovës Lindore, mendojë që opcioni më i mirë do të ishte të krijohet raporti zyrtar i lidhjeve speciale në mes të Republikës së Kosovës dhe Kosovës Lindore. Ky do të ishte solucioni më i mirë i momentit. Mirëpo dyshoj të ketë Qeveria e Kosovës kapacitet mendorë e strategji për këtë gjë.

KosovaLindore.Com: Banorët e Kosovës Lindore për të hyrë në Kosovë duhet të paguajn policën e sigurimit me vlerë prej 60 euro. A mund kjo të konsiderohet si shpërblim nga Qeveria Thaci II për
këta banorë??

Albinot Maloku: Qeveria, siç e quani ju “Thaci II”, jo vetëm banorëve të Kosovës Lindore u ka bërë “dhurata” të këtilla. Shpërblime të cilat ta “zënë frymon” për nga “mirësia” u ka bërë e po u bënë qytetarëve të cilëve ju shërben që nga ardhja në pushtet.

 

KosovaLindore.Com: Si e shihni gjendjen aktuale të Luginës së Preshevës pas marrëveshjeve të dialogut teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë?
Albinot Maloku: Lëvizjet të cilat ndodhin në Kosovën Lindore i përcjell me vëmendje. Edhe në vizitat e mija, sidomos pas kësaj të fundit ku u organizuar protesta e 28 Nëntorit, për mos lejimin e përdorimit të simboleve kombëtare, shoh se ka shumë paqartësira, regres dhe aspak përparim. Mos interesimi i shtetit ku aktualisht gjenden shqiptarët e Kosovës Lindore, me të drejt do ti shtyej ata të mendojnë për reflektim! E kam thënë edhe më parë se Shqipëria e Kosova duhet të ulen e të dialogojnë se cila është pozita dhe strategjia e tyre për tu interesuar për shqiptarët, sidomos ata në Kosovën Lindore por edhe për shqiptarët në Mal të Zi.

Marrëveshja e arritur për të ashtu emëruarën lëvzije e lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë, pati efekte jo të mira për banorët e Kosovës Lindore, mirëpo dua të shpresoj që Qeveria e
Republikës së Kosovës shpejtësisht të ketë qasje të re për të zgjidhur problemin e shkaktuar ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore.
KosovaLindore.Com: Në një intervistë për Klan Kosova, kryetari i Komunës së Preshevës, z. Ragmi Mustafa ka thënë se Kosova kërkon haraqë nga Lugina e Preshevës. A mund të jetë kjo gjë e sakt?

Albinot Maloku: Kryetari Mustafa është lider që me guxim reflekton energji pune dhe në asnjë mënyrë dhe për asnjë moment nuk e duron izolimin e banorëve të Kosovës Lindore. Mendoj që kritikat të cilat lëshohen në drejtim të atyre që izolojnë në emër të lëvizjes së lirë janë me vend. Pamëshirshëm them se Republika e Kosovës duhet të prosperoj, të mos izolohet dhe as të mos izoloj, por përmes politikave integruese të shtroj solucionin e momentit për krijimin e lidhjeve speciale me Kosovën Lindore.
KosovaLindore.Com: z.Maloku, sipas mendimit tuaj a është dashur të vehen këto taksa doganora apo i bënë për marketing kombëtar, ku me këtë veprim, Presheva është izoluar njësoj si në periudhen e luftës?

 

Albinot Maloku: Taksat doganore janë interesi i shtetit, mirëpo ato nëse ka vullnet në mes të vendeve mund të ndryshohen. Në rastin tonë, Republika e Kosovës me Serbinë janë të obliguara të kalojnë barrierat për stabilizim të marrëdhënive, mirëpo gjithëher nivelet duhet të jenë të barabarta. E përsëris, shqiptarët e Kosovës Lindore nga kjo marrëveshje, kanë dal shumë të dëmtuar, por dua të shpresojë që autoritetet qeveritare në Prishtinë të ofrojnë zgjidhje sa më të shpejt në favor të banorëve atje.

Intervistoi: Arben Mehmeti

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch