Home » Lajme, Opinione » Populli që po vdes për së gjalli !

Populli që po vdes për së gjalli !

Fahriu ZymiMos o zot ! një popull që e nisi (e filloj) botën të zhduket me vetdëshirë.
Sepse shpesh këtu veprimet pozitive janë më të vështira të ndodhin midis njerëzve se sa veprimet negative, domethënë në ato që quhen vende të qytetëruara gjenden gjithmonë forca që i afrojnë njerëzit, intelektualët, njerëzit e njohur me njëri-tjetrin.Për fat të keq me ne shpesh ndodh e kundërta. Se ka njerëz qe janë shumë të zellshëm për të larguar, për të mos të të lënë të afrohesh.(isK)
Po cilët janë ata që janë aq të zellshëm që punojnë nat` e dit` që nuk e duan afrimin tonë?; që nat` e dit` punojnë në vdekjen tonë pa mëshirë pa dhëmbje dhe pa e ditur se pse .
Çmenduria shqiptare nuk po ka fund ! . Janë një grup i vogël nga ata që e duan vdekjen tonë, kurse “ ushtria “e tyre  për ditë e më shumë rritet . I shkojnë pas të shiturve , iu shkojnë pas tradhtarëve , iu shkojnë pas “delenxhive “ të kombit.

“O zot,mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij.  E thënë dëshpruese por në të njetët kohë zemërdhënëse se edhe kjo stuhi  kundërkombëtare do të kalojë.
Por , popullit tonë të ndershëm i ka humbur durimi, po e sheh vetvetën duke u fundosur në dëshirat e qoftlargëve të cilët e duan shuarjen tonë, ikjen tonë në botën e harrimit, harresës së pa mëshirëshme që gllabëron çdo gjë para vetit.
Popujt e ndryshëm  janë zhdukur nga murtajat , nga luftërat nga mëria e armiqve; por në të zhdukemi në rerën e gjallë me vetë dëshirë , është e pakuptimët. Por po zhdukemi , më besoni se jemi duke u zhdukur.
Askujt s`i ha palla që po tretemi në acidin e kohës dhe që nuk ka kthim prapa. Askujt s`i ha palla që jemi viktimë e mashtrimeve, mosdijës, informimit të gabuar. Askujt s`i ah palla që politikisht jemi përditë e më dobët. Vaj halli për ne !
Nuk po qaj` se po na tretë ndonjë fatkeqësi e madhe natyrore , ndonjë termet 10 shkallësh që asgjë e punuar nga dora e njeiu nuk i bënë ballë ; por po qaj nga vettradhtia kombëtare. Mjerim !

Karakteristikë e vetëtradhtisë së madhe, qoftë arti direkt ta zëmë në tradhtitë e mëdha që kanë ndodhur në botë, është që ti shikon tmerre të mëdha në skenën e mashtrimeve por ti nuk mërzitesh, ti nuk depresionohesh, ti nuk lëshohesh, nuk ligështohesh shpirtërisht. Përkundrazi, ti shikon gjëma që të ngrenë leshtë e kokës përpjetë dhe del prej këtij ferri ose prej vendit ku vetëtradhëtohet kombi, del me një gjendje shpirtërore të ngritur. A jemi na  ? Kjo është magjia e çuditshme, kundërthënëse, ferrike  e tradhtisë së madhe. Dhe ky tipar i kësaj tradhtie e quajtur vetëtdhë nuk është e thënë të gjendet vetëm në veprat artistike, ai gjendet shpesh edhe në veprat aktuale të kombit tonë.

Qëndrimi intelektual dhe emocional ndaj vetëtradhetisë Shqiptare  e ka një burim ne radhë të parë. Dhe kur themi tradhtor kemi thënë gjithçka. Ka një burim fetar, nuk është burim identitar, por qëndrimi im është normal, nuk është i pazakontë.

Por si është qëndrimi normal i njeriut shqiptar të kulturuar.? Nuk po e them këtë si një mburrje apo si një epitet por është i një njeriu siç thuhej më përpara, të lexuar, të kënduar thoshte populli, të ndriçuar dhe kjo nuk është një gjë e rrallë. Janë me mijëra e me mijëra të tillë.

Pra,  cili është qëndrim im?  është qëndrimi i një shqiptari normal i cili shikon se kjo tradhti fetare dhe kulturore, kombëtare e identitetit të tij, të kombit dhe të popullit të tij po ndodhë ,prandaj nuk është as për tu çuditur e aq më pak kërkesë pëvetdijësim.

Ky është qytetërimi shqiptar i lidhur në mënyrë të ngushtë me qytetrimin europian .. “Pavarësisht se Europa është një kontinent që i njeh të gjitha besimet, natyrisht dhe këtu e ka çuar fryma e saj e thelle demokratike, emancipimi i saj i thellë që është kontinenti më i përparuar nga ana e emancipimit njerëzor, kontinenti që ka njohur ashpërsinë e botës, egërsinë e saj, butësinë edhe dritën e saj. Europa i ka të gjitha, Europa nuk është një kompleks idilik siç mund ta quajmë ne, rozë.( Is.K)”

“O zot,mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”-

Fahri Xharra, 30.06.15
Gjakovë

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress