Home » Lajme » Portali bujanoci.net: NJË SHEMBULL I MIRË KOMUNIKIMI

Portali bujanoci.net: NJË SHEMBULL I MIRË KOMUNIKIMI

Portali bujanoci.net, i cili këto të nxehta qershori na erdhi me një risi, nxjerrja e origjinalitetit të komentuesve, ua mbylli gojën anonimusëve, të cilët pas çdo opinioni, interviste, reportazhi, jepnin vlerësimet e tyre me një gjuhë e fjalor të pistë, e që aspak nuk përkonin me etikën dhe kulturën shqiptare.

Lojës me komente anonime, me emra false e keqpërdorime të emrave të personave të ndryshëm, portali bujanoci.net, i dha fund. Këtë shembull të mirë duhet ta ndjekin edhe portalet e tjera e veçmas: www.presheva.com e www.kosovalindore.com.

“Fjalët urrejtëse dhe fjalët fyese janë ndaluar për tu shfaqur në uebfaqen tonë, dhe njashtu do të fshihen komentet, që nuk kanë të bëjnë me lajmin që diskutoni. Të gjithë ata që keqpërdorin fjalët në komentimin e një informacioni do të dënohen me BAN.  Çfarë është “BAN”?!. BAN – do të thotë se do të largoheni nga komentimi ju në të ardhmen vetëm mund të shikoni lajmin, por nuk do të ju lejohet të komentoni” – thuhet mes tjerash në portalin e bujanoci.net.

Për uebfaqet e tjera kjo risi e bujanoci.net, ndoshta do të duket disi arkaike, e demoduar, por për një kategori njerëzish, të cilët e kanë në shpirt e zemër përgojimin, matrapazllëkun, shantazhimin, mizeverllëkun etj, është një hap shumë i qëlluar dhe për t’u përshëndetur.

Si të lejohen dhe të durohen i gjithë ai arsenal fjalësh të poshtra, të ndyta e bizare, të cilat i kanë përdorur disa debilë të pakulturë dhe edukatë në uebfaqet tona të informimit?!

Pas çdo shkrimi qoftë gazetaresk apo publicistik, pastaj pas çdo opinioni apo deklarate e reagimi, pasonin komentimet e komentuesve anonimë shpesh me shifrat: profesori, aga, ternovcalia, gazetari, XXX, sherifalia, genci, suadi, abdylazizi e kushedi sa zizi të tjerë, të cilët me maska në fytyrë operonin për hatër të disa bosëve të tyre, për të poshtëruar, fyer e linçuar personalitete të ndryshme të jetës sonë politike e kulture të Luginës së Preshevës.

 

Është e vërtetë se nuk ka censurë e as që duhet të ketë në fjalën tonë të shkruar, në fjalën tonë publike, ama mënyra e komentimeve anonime të prezantuara në uebfaqet tona, kalonte çdo kufi të tolerancës dhe rregullave të etikës gazetareske.

 

Prandaj për t’i ruajtur e kursyer uebfaqet tona nga lumi i vërshimeve anonimuese, qëndrimi i portalit  bujnaoci.net, duhet të merret si diçka pozitive, si diçka që mbron dinjitetin e njerëzve që merren me sfera të ndryshme të veprimtarive me interes për shoqërinë tonë.

 

 

Klubit i Gazetarëve “Etika”

– Lugina e Preshevës

 

While a fraction of this is necessary, most of the control over and blocking of sites isn’t required how to write a paper about yourself

5 Responses

  1. Gazetari thotë:

    Sa pwr informim tw opinionit: Klubi i gazetarwve “ETIKA” nga Lugina e Preshevws wshtw klub i vetwshpallur dhe jolegjitim, ky klub ka vetwm njw gazetar, anwtar,kryetar,zwdhwnws,kritikues,propozues,e cka jo tjetwr. Ma i madhi, mw i vogli dhe i vetmi nw kwtw klub wshtw Z.Sevdail Hyseni. Tw flitet pwr kwtw zotri nuk e di a ia vlen, tw gjithw ata qw vizitojnw web,faqet dhe pwrcjellin mediumet e shkruara dhe ato elektronike e din se pwr cvar personi bwhet fjal, ky zotri wshtw turpi i njw shoqwrie normale tw kwtyre kohwrave, ky zotri na mwson pwr kodeks tw mirwsjelljes dhe pwr gjwra tjera. Edhe ai vet e din se shum shqipwtar tw Luginws por edhe mw gjwr e din se kush wshtw dhe cvar burrnie dhe morali disponon ky njeri, bile-bile mu koncentru shum dhe mu mar me veprimet e kwsaj bishe njeriu normal duhet ti thoje vetes hapu tok se po futna nw to. Besoj qw lexuesit nuk do tw ma zojn pwr tw madhe sepse me ket njeri jam i revoltuar shum sepse edhe e njoh shum mir, kemi bashkwpunuar njw koh tw gjatw dhe e njoh mw mir se prindi i vet qw e ka njohur. Mua mw ka mbetur borxh pwr punwn qw e kam bwr, kolegve mi i ka mbetur borxh, shum e njeriun e ka shqetsuar dhe marun nwpwr goj me akuza dhe shpifje tw ndryshme, nuk besoj qw egziston shqipwtar nw rruzullin toksor qw nw jetwn e vet mw shum ka pwrdorur pseudonime dhe emra tw shpifur. Pwr fund, ruje Zot edhe dushmonin mw tw madh qw tw ket pun me ket person, ruje Zot popullin ton nga kso njerz, mw falni lexues tw nderuar qw pak kam pwrdor fjalor jo tw kwndhshwm por nuk munda e mos tw shfryhem bile edhe nw kwtw mwnyr, pwrshwndetje nga gazetari R.D.

  2. Riadi thotë:

    Gazetari shko msohu spari me shkru tana ajde komento se spo ju kovenon qe jav ka nderprehen bujanoci.net juve birat me kritiku pa dy dit shkoll e tashti keni iken te kosovalindore.com ehhh qeshtu duhet me pru edhe keto faqet tjera qasi ligje sikur bujanoci.net qe jav ka mshel juve gojen me terrli emeri anonima qe po shkruni.

  3. Rijad Demiri thotë:

    R E A G I M

    Unë Rijad Demiri , gazetar dhe moderator në Raditelevizionin “Spektri” në Bujanoc reagoj ndaj kometeve anonime të pakontrolluara dhe të pa redaktuara, të publikuara në portalet http://www.presheva.com dhe http://www.kosovalindore.com .
    Me keq ardhjeiu drejtohem këtyre faqeve në internet që të kenë kujdesë gjatë publikimit të disa citatve , gjegjësisht në rubrikën e komenteve.
    Sa po e hapa portalin http://www.kosovalindore.com në shkrimin e titulluar “ Portali bujanoci.net: NJË SHEMBULL I MIRË KOMUNIKIMI” vërejta se ky shkrim është komentuar nga një person anonim me nofkën “Gazetari“,me çrast iu është drejtuar kryetarit të Klubit të gazetarëve “ETIKA” nga Lugina e Preshevës ku sipas këtij anonimi, Kryetari i këtij klubi quhet turpi i një shoqërie normale, ku në fund të këtij komenti thuhet përshëndetje nga gazetari R.D.
    Po ashtu dhe në portalin http://www..presheva.com në shkrimin “ Për inat të rejës të qelbet qyteti“, që në këtë shkrim bëhet fjalë për mbeturinat në qytetin e Bujanocit, është paraqitur i njëjti person anonim me të njetën nofkë “Gazetari “ duke komentuar shkrimin në fjalë dhe më pas duke e rikthyer komentin në një bisedë me personin me nofkën “ Preshevalia “ e që përsëri në fund të komenteve thuhet mbeteni të përshëndetur nga gazetari R.D. Bujanoc.
    Duke i parë këto komente të shkruara dhe të publikuara me inicialet R.D, është e drejtë morale të reagoj ndaj këtyre komenteve duke deklaruar se unë nuk fshihem pas këtyre komentve të pakontrolluara, të shpifura dhe që nuk përshataten aspak me karakterin tim personal. Po por në këto komente është përdorur gjuha më e thjesht e drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe e që nuk i përket nivlelit tim.
    Sa për rikujtim, unë shumë herë kamë publikuar shkrime nëpër faqe të internetit dhe nëpër revista të ndryshme,por gjuha që është përdorur në këto komente, aspak nuk i ngjan stilit tim gazetaresk.
    Konsiderojmë se një gjë e tillë, komententimi i shkrimeve me emra anonim dhe të rrejshëm, mund të bëhet nga një kategori njerëzish, të cilët e kanë në shpirt e zemër përgojimin, matrapazllëkun, shantazhimin,shpifjen qofshin ata njerzët të mediumve apo jasht tyre. Ndaj iu drejtohem porataleve në fjalë për kujdes ndaj publikimeve të komenteve të pakontrolluara që përdoren fjalët urrejtëse dhe fjalët fyese spese një gjë e tillë është në kundërshtim me kondin gazetaresk.

    Me rrespekt rijaddemiri@hotmail.com
    Rijad Demiri-Bujanoc 0638940976

  4. Egzon Salihi thotë:

    Per stafin e kosovalindore.com
    Nuk e du nese ky koment se pari korrigjohet e pastaj publikohet,apo ndodhta edhe publikohet drejt per se drejti , un nuk e di kete. Mirepo sidoqofte, ju kisha lut stafit juaj qe ta lidhni pluginin e facebook-ut per te mundur me shenu komentet, ashtu siq eshte ne portalin e bujanoci.net.
    Besoj se kjo do te ishte menyra e vetme per ndalimin e shenimeve anonime. Kjo eshte nje ide per ju nga stafi i bujanoci.net. Sepse bashkepunimi i juaj me ne eshte i mirë , prandaj nuk do te ishte keq qe edhe idete ti ndajme njeri me tjetrin.

    Me rrespekt: Egzon Salihi
    http://www.bujanoci.net

    • KosovaLindore thotë:

      I nderuar Z. Egzon dhe te gjithe vizitoret e KosovaLindore.Com, ne normal qe paraprakisht i lexojme komentet dhe pastaj i miratojme. Absolutisht pajtohemi me nje numer te madhe komentuesish per verejtjet qe na dergojne per publikimin ose jo te komenteve qe kane permbajtje nencmuese per personalitete te ndryshme dhe nga nje here edhe paraqiten me iniciale te tjeter-kujt por ne nuk i publikojme vetem ato komente qe kane fjale fyese respektivishte fjale qe nuk i takon etikes tone qe te perdoren ndersa sa i perket per pluginin e facebook-ut do ta aktivizojme se shpejti dhe kjo mundesi do t,ju mundesohet gjithsesi. Shpresojme qe ne te ardhmen nuk do te kemi komentues qe t,na detyrojne t,ia fshijme komentet e tyre. Respektet tona ju dhe gjithe vizitoreve te web-faqes KosovaLindore.Com

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch