Home » Sport » Porto jep 15 milionë euro për Shaqirin

Porto jep 15 milionë euro për Shaqirin

Kampionia e dyfishtë e Evropës dhe e 25-fishtë e Portugalisë, Porto, është skuadra e fundit që është inkuadruar në garën për shërbimet e mesfushorit të Baselit, Xherdan Shaqiri. 

Mediat portugeze të martën kanë raportuar se drejtuesit e Portos tashmë kanë nisur negociatat me 20-vjeçarin dhe Baselin dhe janë të gatshëm të paguajnë një dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh.

Kampionia në fuqi e Portugalisë insiston të transferojë Shaqirin gjatë këtij muaji, pasi dëshiron ta mposhtë konkurrencën e skuadrave tjera të mëdha evropiane si Manchester United e Atletico Madrid, të cilat kanë ofruar nga 12 milionë euro për mesfushorin shtatshkurtër.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch