Home » Lajme, Ndërkombëtare, Sport » Portugalia në Botëror, Zvicra në “play-off”

Portugalia në Botëror, Zvicra në “play-off”

Zvicra do të luajë në ‘play-off’ për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror.

Zvicra ka pësuar humbjen e vetme në kualifikime, por që i ka kushtuar shumë. Tashmë ajo do të luajë në “play-off” për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror, shkruan albinfo.ch.

Zviceranët kanë pësuar humbje nga Portugalia me rezultat 2:0 në Lisbonë. Johan Djourou në minutën e 41-të ka shënuar në portën e tij, derisa golin e dytë e realizoi Andre Silva nga afërsia në minutën e 57-të.

Kjo fitore e ka kualifikuar direkt Portugalinë në Kampionatin Botëror, derisa Zvicra do të mësojë kundërshtarin e saj në “play-off” dhe më pas të kualifikohet në Botëror. Ndeshjet e “play-off”-it zhvillohen gjatë muajit nëntor.

Zvicra nga dhjetë ndeshje ka nëntë fitore dhe një humbje, aq sa edhe Portugalia, por portugezët kanë goldallim më të mirë.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch