Home » Lajme, Opinione » PRAPË KA ARDHUR KOHA QË DIASPORA SHQIPTARE TË LOBOJNË PËR KOMBIN SI DIKUR NË VITET ‘90

PRAPË KA ARDHUR KOHA QË DIASPORA SHQIPTARE TË LOBOJNË PËR KOMBIN SI DIKUR NË VITET ‘90

-Nga takimi e biseda në Tiranë e dr. Naim Dedushaj – drejtor ekzekutiv i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë me dr. Sali Berisha- ish President e ish Kryeministër i Shqipërisë –

Dr. Naim Dedushaj- ideator, bashkëthemelues e drejtor ekzekutiv i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë, me zyra-seli në Prishtinë, pati kënaqësinë e vecantë të ketë në Tiranë një takim zyrtar pune me ish Presidentin e ish Kryeministrin e Shqipërisë, prof. dr. Sali Berisha.
Në këtë takim e bisedë pune dr. Naim Dedushaj e informoi dr. Sali Berishën lidhur me idenë, punën e aktivitetet e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë, për arritje e personalitete të shquara të këtij Rrjeti Biznesesh, për ardhmërinë PanShqiptare e Globale të këtyre bizneve të Diasporës në interes dhe të Kosovës e Kombit Shqiptar.
Gjithashtu, mes tyre, në bisedën e përbashkët, u trajtuan dhe tematika me cështje të rëndësishme të historisë, aktualitetit e ardhmërisë shqiptare, si ato të Viteve ’90, të zhvillimeve të fundit kombëtare politike në Kosovë, Shqipëri e në viset shqiptare në Rajonin Ballkanik Shqiptar, etj.
Në bisedën e dr. Naim Dedushaj me ish Presidentin e ish Kryeministrin Sali Berisha, u theksua dhe nevoja e lobimit më të madh nga Diaspora Shqiptare në Washington D.C – kryeqytetin e Amerikës, në Bruksel – kryeqendren e BE-së e NATOS-s, në Berlin – kryeqytetin e Gjermanisë etj. si dikur në Vitet ’90 të shekullit të kaluar.
Njohja e afërt e dr. Naim Dedushaj me dr. Sali Berisha ka nisë qysh herët: në Vitet ’90, tash tre dekada, dhe ka për bazë të mirë vlera e kontribute të larta për Kombin Shqiptar; lidhje shoqërore e familjare; traditë vazhdimësie e përbashkime e lartësime në rritje.
Dr. Naim Dedushaj e ka gjysh “Martirin e Kombit” Jahë (Cung) Tahir Dedushaj i Plavë-Gucisë i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha me “Urdhër për Veprimtari Patriotike të Klasit II”; është nipi i “Martirit të Kombit” Isuf Zymer Dedushaj, i dekoruar me “Urdhër për Veprimtari Patriotike të Klasit I”. Dera e Dedushajve të Vuthajve ka 11 “Martirë të Kombit” nga Bajram Musa Dedushaj deri tek Jeton Idriz Dedushaj i Luftës së fundit të Kosovës.
Dr. Naim Dedushaj është një kontributor i jashtëzakonshëm për njohjen e çështjes shqiptare në institucionet e SHBA dhe në opinionin amerikan lidhur me Lirinë e Pavarësinë e Kosovës, kur ishte Drejtor Ekzekutiv i Zyrës së LDK-së në Amerikë (1992-’99), në “Ambasadën e Kosovës në Amerikë”, sic e cilësonte dr. Ibrahim Rugova – Presidenti i Kosovës e kryetari i LDK-së.
Dr. Naim Dedushaj është ndër zyrtarët e lartë të Kosovës që ndihmoi në themelimin e ecurinë e mirë të Ministrisë së Brendshme të saj e, mbasandejna të Ministrisë së Diasporës të Kosovës. Në këto dy ministri dhe në Ministrinë e Kulturës ka mbajt poste të larta, ka kontribute me vlera kombëtare, që meritojnë vlerësime meritore e dekorime nga shteti i ri i Kosovës si dhe nga Shqipëria.
Dr. Naim Dedushaj është doktor i Shkencave me temën: “Diaspora Shqiptare dhe rrugëtimi i saj ndër mote” (mbrojtur në Universitetin e Tiranës, më 2014); ka botuar veprën e njohur “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fati i Kosovës : rezolutat e diskutuara dhe të aprovuara nga Kongresi Amerikan”. (Prishtinë, 2006) dhe tjetra: “LDK-ja në SHBA: Historia e një Lëvizjeje” (New York, 2000).
Dr, Naim Dedushaj, prej vitit 2014 e në vazhdim, është drejtor ekzekutiv i Zyrës Kordinuese në Prishtinë të Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare (me seli si person juridik e seli qendrore në New York, SHBA) me shtrirje në katër kontinente e 25 shtete të botës, duke bashkuar në këto potencialet e mëdha të 100 mijë bizneseve për fuqizimin e tyre dhe zhvillimin kombëtar, ekonomik, shoqëror e kulturor të Kosovës e Kombit Shqiptar.
Ramiz LUSHAJ

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch