Home » Lajme, Vendore » Prej sot ka nisur aplikimi për ndërtimin e shtëpive nga Fondi Humanitarë i K.L

Prej sot ka nisur aplikimi për ndërtimin e shtëpive nga Fondi Humanitarë i K.L

Nga dita e hënë të gjithë familjet në nevojë mund të aplikojnë në Fondi Humanitarë të Kosovës Lindore . “Të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë”, është motoja që ky fond nisi aksionin për grumbullimin e mjeteve materiale për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë.

FHKL, konkursin e hapë pas aksionit që pati për grumbullimin e mjeteve, si dhe mbrëmjes gala e cila u mbajt në hapësirat e “Swiss Diamond Hotel” në Prishtinë, ku u premtuan rreth 600.000.00 euro, derisa premtimi për 1 milion eurot e Behar Eminit doli të jetë gënjeshtër.Fondi Humanitarë përmes njoftimit njofton qytetarët shqiptar të Luginës së Preshevës, kategoria në nevojë, se si duhet të aplikojnë dhe kushtet që duhet përmbushur për të qenë përfitues i këtij konkursi.Në Preshevë ata do të adresohen tek rruga Qemal Shehu.Sipas koordinatorit  Nasuf Ymeri  me ndërtimi e shtëpive do të fillohet këtë vit dhe fillimisht do të ndërtohen 20 shtëpi.

 

Ndërkaq këto janë kushte që duhet të plotësoj një kryefamiljarë

Kushtet:

– Kryefamiljari, paraqitësi i lutjes, të japë emrin, emrin e babait, mbiemrin, datëlindjen,

– Numrin e anëtarëve të familjes, moshën e tyre. Nëse jeton në bashkësi me prindërit, vëllezër, ti japë edhe emrat e tyre, djemve dhe vajzave të vëllaut,

– Gjendja ekonomike dhe sociale në familje, të ardhurat,

– Ekstraktin për posedim të pasurisë së patundshme,

– Disponon troll për ndërtim ose jo dhe në cilin lokalitet dëshiron t`i ndërtohet shtëpia,

– Deklaratën me shkrim dhe të nënshkruar se shtëpinë do ta shfrytëzojë së paku 25 (njëzet e pesë) vjet pa ia bartë pronësinë tjetërkujt, përveç djalit, vajzës. Nuk lejohet shitja e shtëpisë para këtij afati.

Afati për aplikim do të jetë një muaj, deri më 15 dhjetor të këtij viti.

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch