Home » Lajme, Vendore » Presheva fillon të pastrohet nga mbeturinat

Presheva fillon të pastrohet nga mbeturinat

Punëtorët e repartit të pastrimit të NP “Moravica” prej sot kanë filluar që të punojnë në dy ndërrime, në mënyrë që të pastrohet qyteti nga mbeturinat. Shefi i repartit të pastrimit në këtë ndërmarrje publike Adnan Rashiti apelon tek qytetarët që në kontenjerat e dedikuar për mbeturina most ë hidhen copa të metalit dhe betonit, sepse mjetet që grumbullojnë këto mbeturina janë në sanim pikërishtë se kanë pësuar defekte nga betoni dhe metali që janë hedhur në kontenjera.

Rashiti, thotë se ata që hedhin më shume mbeturina janë kafiteritë dhe piceritë e qytetit të Preshevës.

NP “Moravica” për shumë ditë nuk ka arritur që ta pastrojë qytetin e Preshevës nga mbeturiant, për shkak se mjetet që bëjnë mbledhjen e mbeturinave kanë qenë në riparim.

RTV Presheva

One Response

  1. Gazetari thotë:

    A me pastru nga mbeturinat a nga gazeta nacionali qe po ndikon ne mbeturina ?

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch