Mbrëmë para publikut Tetovar Shoqëria kulturo – artistike Presheva Jehonë për mes valleve dhe këngëve ka jonë ka prezantuar traditat dhe zakonet e Luginës. Prezantimin dinjitoz të shoqërisë sonë e kanë vlerësuar organizatorët por edhe publiku me duartrokitjet e tyre.
Shoqëria kulturo – artistike Presheva Jehonë ka vazhdua rrugëtimin e saj të prezantimit në festivale.
Ata mbrëmë janë shfaqur para publikut Tetovar , në kuadër të festivalit folklorik burimor Sharri këndon në Tetovë. Më një veshje tradicionale dhe me ekip të përkryer të të gjitha moshave ,shoqëria jonë ka prezantuar traditat dhe zakonet e Luginës.
Fillimisht ata kanë performuar me një valle koreografike nga grupi i i vajzave, pastaj me vallen tradicionale “ Vallen e Preshevës “ të luajtur nga grupi i burrave .Por nuk munguan as këngët folklorike ,fillimisht Jonuz Bilalli interpretoi këngën “ Nëpër shekuj o në histori “ dhe më pas Ramiz Aliu me një këngë dedikuar dëshmorit Fatmir Ibishi.
Ndërkaq për fund grupi i burrave ka luajtur vallen e Moravës dhe një valle me motive dasmash Preshevare.
Ndonëse Presheva Jehonë u paraqit si shoqëri e fundit në këtë natë të dytë , ata arritën të rrëmbenin zemrat e publikut dhe organizatorëve të cilët
për dallim nga ansamblet e tjera ,duartrokitjet nuk i kursyen gjatë tërë prezantimit të shoqërisë sonë.
E kjo performancë i bëri të mburren edhe koreografin Astrit Ramizi dhe kryetari Hasmi Nuhiu.
Prezantimin e shoqërisë Presheva Jehonë për së afërmi i ka përcjellur edhe afarist jonë i suksesshëm Avni Hafuzi I cili gjatë 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ,shoqërisë “Presheva Jehonë “ i mundësoi prezantimin e traditave tona, në Hungari respektivisht në ambasadën e republikës së Shqipërisë.
Festivalit folklorik burimor Sharri këndon në Tetovë do të mbyllet sonte ku dhe do të ndahen çmimet për shoqëritë pjesëmarrëse.
Rtv Presheva