Home » Kulturë, Lajme » PRESHEVA KA NEVOJE PER HAPJEN UNIVERSITETIT PUBLIK ME FAKULTETE TE SHKENCAVE NATYORE E SHOQERORE E JO DEPARTAMENT TE FAKULTETIT PER STUDIME ISLAME

PRESHEVA KA NEVOJE PER HAPJEN UNIVERSITETIT PUBLIK ME FAKULTETE TE SHKENCAVE NATYORE E SHOQERORE E JO DEPARTAMENT TE FAKULTETIT PER STUDIME ISLAME

Shkruan: Xhemaledin SALIHU, profesor

 

Me rastin e inicimit te Myftiut te Presheves per fillimin e procedurave te hapjes se departamentit te Fakultetit te Studimeve Islame ne Presheve, te cilen e perkrahu Keshilli I Bashkesise islame te Serbise ne Novi Pazar, ne mbledhjen e mbajtur keto dite.

 

 

PRESHEVA KA NEVOJE PER NJE UNIVERSITET ME FAKULTETE TE STUDIMEVE TE SHKENCAVE NATYRORE E SHOQERORE QE PRODHOJNE KUADRO TE MIREFILLTA EKONOMIKE E TJERE PER ZHVILLIMIN E  EKONOMISE SE PRESHEVES DHE QE PLOTESON KUADROTE NE SFERAT TJERA SHOQERORE.

Pra, Presheva ka nevoje te hap nje Fakultet Pedagogjik, I cili sipas nevojave te ekonomise dhe sferave te tjera te jetes shoqerore do te pergatis kuadro te mirefillta per ekonomine dhe sferat te tjera te zhvillimit kulturor, shendetesor,arsimor e tjere.

Ne kuader te ketij Fakulteti, sipas nevojave te Bashkesise islame ne Presheve, Bujanovc e Medvegje do te pergatis edhe kuadro islamike, per nevojat e populates te Lugines se Presheves.

 Me sa kam informata Medreseja e Presheves, mesimdhenia islame  dhe xhamite ne Presheve, Bujanovc dhe Medvegje kane plotesuar nevojat e tyre kadrovike dhe me studimin e kuadrove te reja ne Fakultetin e shekncave islamike do te riprodhojme kuadro te teperta qe me vone do te behen problem per shoqerine dhe qeverisjet lokale ne Presheve, Bujanovc dhe medvegje.

 

Andaj, Presheva, Bujanovci dhe medvegja duhet te bejne hulumtime te mirefillta per nevojat jetesore te ketyre komunave me kuadro qe I duhen ekonomise dhe sferave te tjera shoqerore:kulturore, arsimore, shendetesore e tjere.Pra, aty ku po çalojme me kuadro te mirefillta dhe profesionale e neser do te jene bartese te zhvillimit ekonomik, shendetesor, arsimor, kulturor te Lugines se Presheves.

Vetem keshtu mund te ecim perpara ne zhvillimin ekonomik, kulturor, arsimor, shendetesor te Presheves, Bujanovcit,Medvegjes. Ndryshe me riprodhimin e kuadrove fetare islamike do te mbesim prapa trendeve zhvillimore te vendeve ne zhvillim. Nuk jam kunder ketyre kuadrove islame, por insistoj qe brenda nevojave te ketyre komunave te shkollohen edhe kuadro te mirefillta islame qe neser do te bartin detyrat dhe pergjegjesite ne Medresene e Presheves, per mesimdhenien islame dhe ne xhamite e Lugines se Presheves.

Kahere, ne Presheve bisedohet per nje Universitet publik me fakultete te mirefillta per kuadro te nevojes se Lugines se Presheves, mirepo pos nismes per themelimin e tij, me shume ne Lugine te Presheves nuk ndodhi, sepse nuk qene te interesuar as institucionet dhe organet shteterore, as nuk ndodhi kembengulesia e qeverisjeve locale ne kete drejtim. Edhe me keq u mbyllen disa Fakultete private te profileve juridike, ekonomike.

 

 

Presheve, me 4 prill 2018

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch