Home » Sport » Presheva – Miratoca, finaliste të Ligës Komunale në Futboll të Vogël

Presheva – Miratoca, finaliste të Ligës Komunale në Futboll të Vogël

Dy ekipe që kanë në përbërje lojtarë të rinj janë finaliste të Ligës Komunale në futboll të vogël për sezonin 2012/2013. Dje në gjysmëfinale Presheva deklasoi ekipin e St. Policor me rezultat 6:2, ndërsa Miratoca ishte dukshëm më e mirë se Rainca të cilën e mundi 4:1.

Dje janë zhvilluar ndeshjet gjysëmfinale të Ligës Komunale në futboll të vogël në Preshevë të sezonit 2012/2013. Çiftet gjysëmfinale sollën edhe rekord të shikueshmërisë në stadiumin e vogël të qytetit ku tribunat ishin të stërmbushura me shikues. Ndeshja e parë ajo në mes të Preshevës dhe St. Policor përfundoi me rezultat 6:2, në të mirë të skuadrës së Preshevës e cila në përbërjen e saj ka futbollistë mjaftë cilësorë dhe për nga mosha shumë të rinjë. Ekipi preshevës në pjesën e parë krijoi epërsi prej 2:0, ndërsa me të filluar pjesa e dytë shënuan edhe 1 golë për 3:0. Por kur u mendua se gjithëçka përfundoi policët shënojnë 2 gola të shpejtë dhe ngushtojnë rezultatin në 3:2. Por mosha e re për preshevarët e bëri të veten.

Ata shumë shpejtë përsëri shënojnë por kësaj here nuk u ndalën dhe shënuan 4 gola të shpejtë duke mos rrezikuar asnjëherë kualifikim. Rezultati përfundimtarë në këtë ndeshje në fund ishte Presheva – St. Policor 6:2. Edhe ndeshja tjetër e pritur me shumë interes ishte në mes të Miratocës dhe Rainca 1. Edhe Miratoca që ka në përbërjen e saj lojtarë të rinjë në moshë u tregua mjaftë e sigurtë në të gjitha repartet. Ata shumë shpejtë shënuan golin e parë me të filluar ndeshja, ndërsa kualifikimin në finale thuajse e siguruan në pjesën e parë ku epërsinë e kishin prej 3:0. në pjesën e dytë që të dyja ekipet shënuan nga një gol ndërsa në fund të ndeshjes rezultati ishte 4:1.

Kështu në finalen e Ligës Komunale në futboll të vogël kualifikohen Presheva – Miratoca, ku pritet një ndeshje mjaftë e mirë me lojë cilësore dhe me atmosferë të zjarrtë në publik, ku numri shikuesve pritet të jetë shumë i madhë. Ndeshja në mes të Miratocës dhe Preshevës do të luhet të shtunën në ora 17:40, ndërsa para saj do të luhet ndeshja tjetër për vendin e tretë në mes të St. Policor dhe Raincës 1.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch