Home » Lajme, Vendore » Presheva në vlugun e punës, fillon asfaltimi edhe i dy rrugëve tjera

Presheva në vlugun e punës, fillon asfaltimi edhe i dy rrugëve tjera

Pas mbarimit të asfaltimit të pjesës së parë të rrugës së Gjilanit, para tri ditëve filloi asfaltimi edhe i vazhdimit të kësaj rruge nga Qendra e qytetit deri te ish stacioni i autobusave në Preshevë. E deri sa këto punë dalëngadal po finalizohen, pushteti lokal në Preshevë ka filluar me finalizimin e rrugës së Prishtinës si dhe asfaltimin e rrugës Miratoc-Cakanoc, rrugë kjo mjaft e rëndësishme për banorët e këtyre dy fshatrave
Me këtë rast, Kryetarja Ardita Sinani sot inspektoi punimet të cilat po realizohen në territorin e komunës së Preshevës, kryesisht finalizimin e rrugës së Prishtinës dhe asfaltimin e rrugës Miratoc – Cakanoc me ç`rast do të krijohet edhe një arterie e rëndësishme e cila do ta lehtësojë komunikacionin nëpër rrugët lokale.
Vlen të theksohet se përfundimi i punëve në rrugën e Prishtinës kishte ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve të krijuara nga dy pushtetet e mëparshme me qytetarët të cilët kishin dhuruar pronë private për të mundësuar realizimin e tërësishëm të këtij projekti.
Asfaltimi i rrugës Miratoc – Cakanoc sipas kontratës bazë kap shumën prej 27,995,223.23 dinar e që sipas punëkryesit do të përfundohet për 25 ditë pune, derisa rruga e Prishtinës për 10 ditë me ç’rast komunikacioni do të mundë të zhvillohet edhe nëpër këto dy rrugë dytësore.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch