Home » Lajme, Opinione » Presheva nuk është Siri!

Presheva nuk është Siri!

Shkruan: Nehat Hyseni

Alarm! Z.Ragmi Mustafa na ktheu vitet e errëta të “diferencimit ideo-politik” të sllavokomunizmit të dekadave të fundit të fundshekullit XX në Preshevë!

Dilema hamletiane është se, vallë, a na u kthyem në komunizëm, apo ndoshta vitet e errëta të “diferencimit ideo-politik” na u kthyen neve?

Duke i falemnderuar z.Ragmi Mustafës dhe “hises” së tij të “skërmoqur” nga partia që dikur quhej PDSH.

Lexuesi i nderuar duhet ë na falë për këtë “ngatërresë” në kokat tona, që na kanë ngatërruar e na i kanë bërë lëmsh gjërat në kokat tona të shkreta shqiptaroluginase e preshevare!

Pra, nuk po e dijmë më se, vallë, kohërat i bëjnë njerëzit, apo po ndodhë e kundërta?

Me demek, që njerëzit e bëjnë kohën?!

Haj medet!

A ka kush na e hjek këtë siklet e na i ftillon e qartëson këto gjëra, e do të bëjë “sevap sa dhjetë herë me shku në haxhillëk”?

Hej more, i nderuari z.Ragmi Mustafa, na e ke turbulluar mendjen fare!

Mozomakeq!

Se edhe matematikën, si shkencën më ekzakte të historisë së njerëzimit, na e ke ngatërruar, këtë as “topi s’e luan”!

Madje edhe digitronat e kompjuterat na i ke ngatërruar me një “virus” deri tani të panjohur e të paidentifikuar.

Sepse, të gjithat po na tregojnë se numri “9” (nëntë) është tre herë më i madh se numri “3” (tre), që me matematikën e demokracisë dhe politikbërjes moderne i bie që Ragmi Mustafa, vet i treti, si pakicë, është përjashtuar nga shumica trefishore e nëntë këshillëtarve komunalë të PDSH-së.

Kjo i bie se Ragmi Mustafa realisht nuk është, apo thënë më saktë, sipas rregullave të demokracisë moderne, nuk do duhej të ishte kryetar i kësaj partie politike, meqë i mungon legjitimiteti dhe ka humbur mbështetjen dhe besimin e shumicës, madje trefish më të madhe dhe më të shumtë në numër.

Kurse, pa legjitimitet nuk bëhet demokracia dhe as politika moderne.

Sepse shndërrohet në autokraci dhe diktaturë, kurse lider(ucin) e tillë e shndërron në despot dhe diktator.

Mjerisht, model të tillë kemi Sirinë e shkrumbuar nga lufta dhe udhëheqja jolegjitime e diktatorit të paskrupulltë e të pashpirt, Bashar El Asadit.

Ruana Zot nga sjellje e praktika të tilla të politikbërjes në këtë nënqiell ballkanik, që, edhpse në pjesën periferike të saj, megjithatë i përket Europës, e jo Lindjes së Afërt apo asaj të Mesme, ku këto sjellje dhe dukuri diktatoriale praktikohen në politikë.

Prandaj, do të ishte mirë që z.Ragmi Mustafa dhe ndonjë lider(uc) i ngjajshëm me te, si dhe mbështetësit eventual të tyre, t’i “thirrin mendjes”!

Sa më heret, aq më mirë!

Sepse, demokracia kthim mbrapa nuk ka.

Atë ose e respekton, sipas rregullave univerzale të funksionimit të demokracisë moderne, ose abuzon me te dhe e injoron dhe shkelë si një diktator i mallkuar.

Meqë nuk kemi mundësi që Ballkanin e as Preshevën ta dërgojmë në Lindjen e Afërt apo të Mesme, mbase do ishte mirë që t’i respektojmë rregullat dhe parimet e demokracisë europiane, ku bëjmë pjesë fizikisht, por duhet dhe na obligon moralisht që të bëjmë përpjekje që t’i përkasim me dinjitet e krenari edhe ideologjikisht e politikisht, duke u radhitur me meritë në radhën botës së qytetëruar të civilizimit dhe demokracisë europiane.

Këtë duhet ta dijë edhe z.Ragmi Mustafa!

Por, edhe poqese nuk e din, që ka mundësi reale të jetë kështu, siç u dëshmua edhe nga qeverisja e tij abuzive 12 vjeçare, të cilën, siç thanë edhe disa ish bashkëpartiakë të tij, se z.Ragmi Mustafa “hyri në politikë si leckamanë, kurse përfundoi si milioner”!

Kurse tani ai po sillet dhe po pretendon të na imponohet edhe si diktator, duke i “përjashtuar” dhe duke ua prerë kokat (politike) shokëve më të mirë dhe mbështetësve tē dikurshëm të tij, si dhe duke na përkujtuar praktikat e hidhura titiste në ish Jugosllavi, ato enveriste të Shqipërisë komuniste apo të diktaturës despotike të pushtetit jolegjitim të Sirisë!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch