Home » Kulturë » PRESHEVA “PATRIOTIKE”!

PRESHEVA “PATRIOTIKE”!

Gara e flakët për “patriotizëm”

Shpeshëherë prodhon idiotizëm

Në Preshevën tonë “heroike”

Të lodhur nga ambiciet idiotike!

Oh ! Sa shumë u përvëluam

Që kryetarin e shkarkuam

Me shumë gëzim e votuam

Por në fund u dëshpruam!

Aq shumë pritëm nga Gjermania

Se po na vjen demokracia

Me përvojat e mira nga Europa

T’i rrafshojmë rrugët me gropa!

Pritë e pritë, na të shkretët

Se korrupcioni do të na hiqet

Oh! Sa shumë u zhgënjyem

Që aq lehtë na gënjyen!

Nehat Hyseni

Preshevë, 21/04/2017

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch