Home » Sport » Preshevari Atdhe Nuhiu e nis me këmbë të mbarë – debuton me gol për skuadrën e Sheffield Wednesday & video

Preshevari Atdhe Nuhiu e nis me këmbë të mbarë – debuton me gol për skuadrën e Sheffield Wednesday & video

Sulmuesi preshevar Atdhe Nuhiu ka debutuar me gol në kategorinë e dytë angleze, të njohur si “Championship.

Preshevari këtë ndeshje e nisi nga minuta e parë duke e shpërblyer besimin e trajnerit. Ai shënoi golin e avantazhit për skuadrën e Sheffield Wednesday, pas një depërtimi të shkëlqyer duke e çuar topin në rrjetë. q

Sulmuesi shtatlartë golin e shënoi në minutën e 19-të, derisa u zëvendësua në minutën e 77-të. Nuhiu, 24-vjeçar, që para disa ditësh firmosi kontratë me Sheffieldin, u vlerësua lart nga mediumet angleze për lojën që e zhvilloi.

Ai me Sheffieldin ka kontratë deri në vitin 2016. Ndeshja e luajtur të shtunën i takonte xhiros së parë. Ndërkohë te Ipswich Town që humbi 2:1 nga Readingu në stol qëndroi mbrojtësi Frederic Veseli.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch