Home » Lajme, Vendore » Preshevë: Inspektoriati Komunal ka shtuar kontrollet nëpër të gjithë lokalet e gastronomisë

Preshevë: Inspektoriati Komunal ka shtuar kontrollet nëpër të gjithë lokalet e gastronomisë

Inspektoriati Komunal, në bazë të kompetencave ligjore që tashmë iu kanë dhënë, si dhe në bazë të autorizimeve nga ana e Shtabit për situata të jashtëzakonshme, po kryen kontrollet e shtuara gjatë tërë ditës dhe në orët e mbrëmjes, nëpër të gjithë lokalet e gastronomisë, përfshirë baret, kafiteritë, restorantet, gjelltoret, lojërat e fatit, lojërat për fëmijë etj.

Që nga ora 08:00 deri në orën 22:00, inspektorët komunal janë në teren, të ndarë në 4 grupe, për të inspektuar nga afër gjendjen rreth rrespektimit të masave anti-Covid, si përdorimi maskave, distanca sociale dhe dezinfektuesit në hyrje dhe brenda objekteve, si dhe respektimin e orarit të punës së këtyre subjekteve.

Në bazë të punës në terren, Inspektoriati komunal konstaton se në përgjithësi po rrespektohen masat e ndërmarra që lidhen me subjektet e lartëcekura hotelierike.

Monitorimi i situatës në terren nga ana e inspektorëve komunal do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, deri në përmirësimin e gjendjes epidemiologjike në komunën tonë.

Apelojmë tek qytetarët për një vigjilencë dhe kujdes të shtuar, në përballimin e situatës së krijuar nga pandemia.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch