Home » Lajme » Preshevë, interes i vogël për zgjedhjet parlamentare serbe

Preshevë, interes i vogël për zgjedhjet parlamentare serbe

Komisioni Zgjedhor komunal ne komunën e Preshevës ka deklaruar, se deri tani tri parti kanë dorëzuar në këtë komision listat  me nënshkrimet e nevojshme për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 6 majit. Sipas kryetarit të këtij komisioni Zeqrija Myftari, listën zgjedhore me  1200 nënshkrime e kanë dorëzuar Partia demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës, Bashkimi Demokratik i Luginës e Skender Destanit dhe Partia Liberal Demokrate e Çedomir Jovanoviqit me 420 nënshkrime. Myftari ka deklaruar po ashtu se në zgjedhje do të marrin pjesë edhe  disa subjekte të tjera shqiptare, siç janë UDSH, PVD, LKSH , RD dhe partitë e bllokut serb. Afati për dorëzimin e këtyre nënshkrimeve , sipas Myftarit është deri më 20 prill, atëherë kur edhe mbyllen listat zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhje. Ndërkaq,  sa i përket grumbullimit të nënshkrimeve në komunën e Bujanocit, listat i kanë dorëzuar PVD e Riza Halimit si dhe Partia Demokratike e Nagip Arifit që në afat rekord kanë grumbulluar nënshkrimet e nevojshëm për zgjedhje. Aktivitet tjetër parazgjedhor është duke u zhvilluar edhe në grumbullimin e nënshkrimeve për zgjedhjet parlamentare të Serbisë që do të marrin pjesë  katër partitë politike shqiptare – PVD, LPD, BDL dhe UDSH. Për pjesëmarrje në këto zgjedhje nevojitet grumbullimi i 10 mijë nënshkrimeve të vërtetuara paraprakisht në gjykatën komunale respektivisht para organit të kësaj gjykate. Burimet tona bëjnë të ditur, se partitë shqiptare deri tani kanë grumbulluar rreth gjysmën e këtyre nënshkrimeve. Aktivitete në këtë drejtim për këto zgjedhje po zhvillohen me vështirësi sepse qytetarët nuk janë shume të interesuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje parlamentare serbe, sepse mund të fitojnë më së shumti një vend të deputeti në parlamentin serb si dhe për shkak të bojkotimit të këtyre zgjedhjeve nga partia më e madhe e Preshevës, Partia Demokratike Shqiptare. (a. jusufi)

3 Responses

  1. nici thotë:

    hajde propgand hajde…partija me e madhe na qenka pdsh-ja??? Po ne cilet zgjedhje kjo parti na ka dal e para alla ile…?

  2. realitet thotë:

    ky zotrija i quajtur Zeqirja let interesohet me shum dhe te indormohet me mir, se ne Preshev deri javen e kalume jan mbledh 4000 nenshkrime per zgjedhjet parlamentare vetem ne preshev…mos u merrni me dezinformata

  3. Presheva thotë:

    Mos dezinformoni lexuesit se nenshkrimet jane ne perfundim dhe se jane mbledh. Kurse Pdsh nuk eshte partija me e madhe ne Presheve, por sikur se ne Bujanoc e Medvegj edhe ne Presheve partija me e madhe eshte PVD.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch