Home » Lajme, Vendore » Luginë e Preshevës: Koalicionet e dy listave zgjedhore PDSH, PD, LPD, RD dhe BDL fituese të zgjedhjeve për Këshill Nacional

Luginë e Preshevës: Koalicionet e dy listave zgjedhore PDSH, PD, LPD, RD dhe BDL fituese të zgjedhjeve për Këshill Nacional

Rezultatet per KN Tetor 2014-Grafiku-1Preshevë – 26 tetor 2014 – Sipas rezultateve jo-zyrtare koalicioni i listës që përbëhet nga subjektet politike shqiptare PDSH, LPD dhe RD si dhe lista PD-BDL në Preshevë, kanë fituar gjithsejt 4385 vota gjersa koalicioni PVD dhe UDSH në Preshevë ka marrë 2704 vota.

Në Bujanoc lista PDSH, LPD dhe RD si dhe lista PD-BDL kanë marrë 3607 vota, ndërsa  koalicioni PVD dhe UDSH  ka marrë 2084 vota.

Në Medvegjë PDSH, LPD dhe RD si dhe lista PD-BDL kanë marrë 134 vota ndërsa PVD dhe UDSH kanë marrë 1047 vota.

Sipas përfaqësuesve të listave fituese, edhe pse janë fitues të këtyre zgjedhjeve kanë shprehë reagimin e tyre përshkak të mbushjes së kutiave të votimit në Komunën e Medvegjes pasi që komisioni republikan paraprakisht ka hequr të gjithë komisionerët të prpozuar nga këto lista zgjedhore dhe i ka caktuar nëpër të gjtha venvotimet e Rezultatet per KN Tetor 2014-Grafiku-2Medvegjës vetë përfaqësuesit e PVD-së. Sipas tyre, njerëzit kompetent të tyre do të paraqesin ankesë për mospranimin e rezultatit në këtë Komunë dhe përsëritjen e votimit duke pranuar edhe komisioner nga këto lista zgjedhore për të qenë rezultat ashtu siq dhe votojnë ata që dëshirojnë të votojnë dhe jo të abuzohet me votën e atyre që edhe fizikisht nuk kanë qenë në Medvegjë.

Rezultatet per KN Tetor 2014-Bujanoc

Rezultatet per KN Tetor 2014-Grafiku-3Rezultatet per KN Tetor 2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2022 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress