Home » Lajme, Vendore » Preshevë – Kryeministri shqiptar Edi Rama kërkon të drejta të shqiptarëve në Luginë po aq sa kanë serbët në veri të Kosovës

Preshevë – Kryeministri shqiptar Edi Rama kërkon të drejta të shqiptarëve në Luginë po aq sa kanë serbët në veri të Kosovës

Rama në Komunë të Preshevës

Pjesa ne Shtëpinë e Kulturës “A. Krashnica”

Rama ne Preshevë-votimiPas arritjes në Preshevë, Kryeministri Edi Rama fillimisht iu drejtua Kuvendit Komunal të Preshevës ku e prisnin të gjithë këshilltarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës.

Nikoqiri Mustafa e falenderoi z.Rama për vizitën e tij si një vizitë e parë pas luftës së parë Botrore dhe se Kuvendi Komunal I Preshevës në një seancë të sajë të jashtëzakonshme e ka shpalë “Qytetarë ndrei” të Preshevës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se shqiptarët në Kosovë e Shqipëri duhet të jenë krenar për mënyrën se si respektojnë minoritetet.

Sipas tij, kjo bëhet jo në letra por me fakte dhe këtë respekt kemi të drejtën të kërkojmë edhe nga të tjerët.

Rama ne Preshevë“Jemi të vendosur të mbrojmë lirinë e të drejtave të çdo shqiptari në Luginë për të mos u ndjerë i diskriminuar”, ka thënë ai.

Ai iu ka drejtuar të pranishmëve në sallën e Kulturës në Preshevë, duke thënë se është në dijeni për çdo problem të banorëve të Luginës por do t’i heqim të gjitha pengesat që ndalojnë çdo shqiptar të udhëtoj në Evropë.

“Askush nuk duhet ndjerë i mallkuar se në vendin e vet ka pakica, por duhet të jetë krenarë. Për të qenë evropian nuk do të thotë të flasësh gjuhën e tyre por t’i mundësosh të gjithëve në vendin tënd të flasin lirshëm gjuhën e tyre”, ka thënë ai.
Rama ne Preshevë-2Serbia do t’i njoh diplomat e shkollave të Shqipërisë sepse kështu jemi dakorduar me Kryeministrin Vuçiq në Beograd. Mbase do t’i mbaj premtimet ngase në këtë rast ndoshta nuk do të ndihet i provokuar, theksoi Kryeministri Rama në Preshevë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pohuar se ka arritur marrëveshje me qeverinë serbe për shkëmbim të të rinjve dhe njohjen reciproke të diplomave.

“Ajo që dëshirova ta lë për ta njoftuar në këtë takim është se pas një diskutimi intensiv me kryeministrin serb dhe ekipin qeveritar serb ne në orët e fundit të mbrëmjes kemi firmosur marrëveshjen e shkëmbimit të të rinjve dhe njohjen reciproke të diplomave”, ka thënë Rama në tubimin me qytetarët në Preshevë.

“Kësisoj kemi hapur një faqe të re për të gjithë ata që me diplomën e Shqipërisë do të duan të ushtrojnë profesionin e tyre dhe te realizojnë ambiciet e tyre”, ka thënë ndër të tjerash Rama.

Rama ne Presheve-1Rama ne Preshevë-3

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress