Home » Lajme, Vendore » Preshevë – Kuvendi Komunal i Preshevës zgjedh Kryetaren e KK, të Komunës dhe këshillin komunal

Preshevë – Kuvendi Komunal i Preshevës zgjedh Kryetaren e KK, të Komunës dhe këshillin komunal

Shqiprim Arifi ne KuvendKëshilltarët e kuvendit komunal të Preshevës sot kanë zgjedhur kryetaren e Kuvendit, kryetarin, zëvendës kryetarin dhe këshillin komual të Komunës së Preshevës.

Nga 37 këshilltarë present, për kryetare të Kuvendit Komunal të Preshevës me 20 vota për dhe një të pa vlevshme u zgjodh Ardita Sinani nga Presheva (ekonomiste e diplomuar), bartëse e listës zgjedhore të PVS-së.

Për kryetarë të Komunës së Preshevës me 21 vota u zgjodh Shqiprim Arifi nga fshati Tërnavë (afarist), kryetarë i partisë Alternativa për Ndryshim ndërsa për zv.kryetarë të Komunës u zgjodh Xhelal Memeti nga fshati Miratoc (afarist) nga Partia për Veprim Demokratik.

Të posa zgjedhurit pas zgjedhjes së tyre në postet e lartëpërmenduar falenderuan këshilltarët për mbështetje dhe ftuan opozitën dhe faktorin ndërkombëtarë për bashkëpunim për të mirën e Preshevës.

Nsër tjera kryetari Arifi deklaroi: “Me zgjedhjen time për kryetarë nga ky moment do të jem kryetarë i të gjithëve pa dallim dhe do të jem në shërbim të qytetarëve të Komunës së Preshevës. Kjo për mua nuk është priviligjë mga se nuk do të tentoj të jem si sundues i popullatës por vetëm në shërbim të saj. Për mua, sfera me rëndësi do të jetë zhvillimi ekonomik i Komunës për 4 vitet e ardhshme”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch