Home » Lajme, Vendore » Preshevë – Nesër (e premte) koncert madhështorë nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “SHOTA” nga Kosova

Preshevë – Nesër (e premte) koncert madhështorë nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “SHOTA” nga Kosova

Shota ansambliNë Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë të premten më 12 dhjetor do të shfaqet një koncert madhështorë nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “SHOTA” nga Kosova.

Ky koncert shfaqet në kuadër të shënimit të 50 vjetorit të themelimit të këtij ansambli, program kulturorë që do t’i prezantohet edhe publikut të Luginës. Sipas organizatorëve programi do të jetë i pasur me këngë dhe valle shqipe nga repertoari i këtij ansambli i përgatitur enkas për këtë përvjetorë. Koncerti mbahet në objektin e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë duke filluar në orën 19:00, andaj të interesuarit të paraqiten tek organizatori sporteli i shtëpisë së kulturës për të siguruar biletat hyrëse. /RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress