Home » Lajme, Vendore » Preshevë – Partia Demokratike Shqiptare merr vendim për nisjen e përgatitjeve për zgjedhje të brendshme partiake

Preshevë – Partia Demokratike Shqiptare merr vendim për nisjen e përgatitjeve për zgjedhje të brendshme partiake

pdshemblemaSipas informacioneve brenda partisë, në mbledhjen e mbrëmshme (26.04.2016) të kryesisë së PDSH-së, pas analizave për rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 26 prillit 2016 dhe rrjedhave gjatë dhe pas përfundimit të tyre ku jepen vlerësime pozitive për rrjedhën e fushatës elektorale dhe mbështetjen e sinqertë të votuesve të saj, PDSH merr vendim që t’i autorizoj sekretarin dhe nënkryetarin e partisë për të filluar parapërgatitjet për fillimin e procedurës për zgjedhje të brendshme partiake.

Merret vesh se në këtë organizim zgjedhor do të përfshihen ndryshimet e nevojshme statutare,  përzgjedhja e delegatëve të rinjë nëpër çdo nëndegë të partisë dhe zgjedhja e organeve tjera të partisë duke përfshirë dhe kryetarin e ri të PDSH-së ngase kryetari Mustafa ka deklaruar se nuk do te kandidoj me per kryetar partie.

Vlen të theksohet se ky vit kalendarik edhe ashtu ishte vit i zgjedhjeve të këtij subjekti politik që përmbush afatin katërvjeçar nga zgjedhjet e fundit të PDSH-së të mbajtura në vjeshtën e vitit 2012.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch