Home » Lajme, PDSH » Preshevë: PDSH dorëzoi listën e nënshkrimeve të kandidatëve për këshilltarë në Kuvendin Komunal të Preshevës

Preshevë: PDSH dorëzoi listën e nënshkrimeve të kandidatëve për këshilltarë në Kuvendin Komunal të Preshevës

Partia Demokratike Shqiptare, në orën 21:45 dorëzoi listën e nënshkrimeve të kandidatëve për këshilltarë në Kuvendin Komunal të Preshevës. PDSH është subjekti i parë politikë në Preshevë, që në një kohë rekorde ka arritur të grumbullojë nënshkrimet e parapara për dorëzimin e listës. Elektorati i PDSH-së në zgjedhjet lokale të 6 majit do të rrethojë Numri 1.

Dorëzimin e listës para komisionit komunal Zgjedhor e bëri i autorizuari nga ana e PDSH-së Ilir Sadriu, njëherit edhe kryetar i Forumit Rinor,  i cili me këtë rast para të gjithë përfaqësuesve më të lartë të këtij subjekti politik tha se fitorja filloi që prej sonte. Edhe pse të nevojshme ishin 1140 nënshkrime, si subjekti më i organizuar në komunën e Preshevës  PDSH arriti që në një kohë rekorde jo vetëm ti sigurojë ato nënshkrime por edhe ti tejkalojë.

 

Me këtë rast Sadriu, uroi gjithë udhëheqësit, anëtarët, simpatizuesit dhe aktivistët e PDSH-së, që kanë kontribuar që prej mbledhjes së përbashkët të të gjitha forumeve të partisë të mbajtur para 1 jave.

Që prej asaj dite që të gjithë u mobilizuan duke bërë të ditur se fitorja është rruga e vetme e sigurtë dhe e padiskutueshme.

Lista e dorëzuar e kandidatëve për këshilltarë dhe nënshkrimet në përkrahje të kësaj liste tash do të verifikohen nga ana e komisionit komunal zgjedhor.

 

Njofton Shërbimi për Informim i PDSH-së

27 mars 2012

9 Responses

  1. Lushi thotë:

    Qenkan ofruar ca te pangopur aty afer per te treguar se jane simpatizante por ne rast te mossuksesit ata ikin menjihere,as hijen nuk ua sheh.

  2. une thotë:

    njo e keni te sigurt, ajo eshte HUMBJA…ka ardh koha me per me ja ve drinin njeher e pergjithmon kesaj partije.

  3. a thotë:

    I lumte kesaj partie ka udhehequr pushtetin me duar te pastera.kjo parti eshte shembulli i udheheqjes politike ne Lugine te Presheves.Parti e cila ka kuadro te te gjitha profileve.PERPARA

  4. Cani thotë:

    Të pangopurit janë ata që kanë përfitu para të majme pi ka Beogradi po nejse se edhe vlerësimet që i japin në komente normal se jipen nga këndi i simpatisë po për mua këta po e tregojnë ditë (mandat) e më tepër seriozitetin e një subjekti serioz dhe me një strukturë të organizimit të shëndoshë dhe ç-është më kryesorja me një rini të fuqishme dhe me intelektual të të gjitha niveleve që është për ti pasur “zili”. I lumtë se padyshim që fitorja edhe në kto zgjedhje është e pa mohueshme, i pëlqej ndokujt ose jo. Fjala e popullit thotë “dita e mirë shihet në mënjgjes”.

  5. Albi thotë:

    PDSH e dorezoi listen pa as me te voglen kerkese nga ana e kandidateve per keshilltare, e ne PVD lufohet se kush do te futet ne liste ne 10-shen e pare, pasi qe ka plas sherri dhe ka hy frika se vetem 10 keshilltaret e pare do te futen ne Kuvend sepse per tjere ska vend e nese kandidati jet prej 11 e te poshte ateher ata kercenojne se sdo te paraqiten ne liste. Kjo eshte arsyeja se pse deri me tash kjo parti nuk po arrin ta dorezoj listen hahahahhaha BASHKOHU ME FITOREN – BASHKOHU ME PDSH.

  6. une thotë:

    av av av keta sit kan udheheq me duar te pasterta, une koksha evlija??? Po ma dallaverxhi se keta ma hajduc e matrapaza tyben ka dikund bre

  7. abeja thotë:

    po kur bre keni fitu ju Matrapazat e pdsh-s??? ju gjithmon keni qen mbrapa pvd-s, eh po, qofse i shtym ne hesap edhe keshilltart shka i korruptut fal ndihmes dhe lidhjeve farefisnore te atyne UDBASHVE e qe ja vodhet 1 pvd-s e 1 udsh-s,dhe ne fund u mundut me ja shkaperderdh doktorit partin…Populli i sheh gjitha keto dhe ka per tju denu juve per gjitha keto marifetlleqe e “ADETE” te pista qe i keni pru ne vendin ton.
    Edhe ju shum mir e dini se u kry etapa juaj, mirepo vecse po mundoni me majt moralin nalt se jeni ne prag te SHKAPERDERDHJES se partis suaj…

  8. Rainca thotë:

    NE raste ce vjen prap PDSH ne pushtete popullit ala mashum kamijukajt nana po leni mare mo atorrena se ishashtriset popullin allbani kosove akendej tere naten hani me shkijet si per shembull krejt ne Raince mijacel gjysmen e pdsh ikan zemret me shkie te perzim por populliu besoj se ket here dotejet sycel dhe tadije kend ta vleresoje

  9. Ardit Rainca thotë:

    jukisha lute bashkshfshatareve te fshatite Raince por dhe popullit te komunes se presheves mos te bien ne grackat e kryetarit aktual te komunes se presheves ce me flamur dhe me prapaganta kshyrin me boe keto shqiptari te malle por te mendoje pak per ket vend se nona na ukajt ne kriz spokshyr naj fabrik me prue me ccele me punsue njerz por kshyre me mashtrue popullin dhe mefitue por dije se kesaj here jo

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch