Home » Lajme, PDSH, Vendore » Preshevë: PDSH uron Shqipërinë me rastin e marrjes së statusit kandidat në Bashkimin Evropian

Preshevë: PDSH uron Shqipërinë me rastin e marrjes së statusit kandidat në Bashkimin Evropian

KOMUNA E PRESHEVËS

Partia Demokratike Shqiptare

Preshevë

Pëfaqësuesve institucional

dhe politik të Shqipërisë

 

Mustafa - logo PDSH

 

I Nderuari President i Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani, i nderuar Kryeministër z. Edi Rama, të nderuar përfaqësues institucional dhe politik dhe ju vëllezër shqiptarë,Urim me rastin e marrjes së statusit kandidat në Bashkimin Evropian

Duke ju uruar marjen e statusit kandidat të Shtetit Shqipëtar  në Bashkimin Evropian, në emër të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në emrin tim personal ju përgëzojë për të arriturat që keni bërë gjer në hapjen e derës për të qenë pjesë e një familje të madhe siq është Bashkimi Evropian.

Shteti shqiptar ka luajtur dhe luan rol të rëndësishëm në rajonin tonë,  përparimi dhe forcimi i shtetit shqipëtar është fitore për qytetarët e Shqipërisë, po ashtu edhe për të  gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

Pranimi i statusit kandidat në BE, dëshmoi edhe njëherë se Republika e Shqipërisë ka vlera të larta civilizuese dhe kapacitete demokratike.

Shqipëria ka dëshmuar dhe do të vazhdoj të promovoj politikën e mirëkuptimit jo vetëm brenda Shetit, rajonit, por edhe më gjërë.

Në emrin tim personal dhe në emër të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, shprehi kënaqësinë dhe bindjen se Shqipëria tashmë do të jetë aty ku çdo shqiptarë kudo që jeton e ka patur brengë që një ditë edhe shteti shqiptarë të jetë anëtare e barabartë  në Bashkimit Evropian.

Urime të përzemërta gjithë shqiptarëve.

Preshevë,                                                                   Kryetari i Komunës së

24.06.2014                                                                  Preshevës dhe i PDSH-së

Ragmi Mustafa

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch