Home » Lajme, Vendore » PRESHEVË: RAGMI MUSTAFA NUK JEP DORËHEQJE….!

PRESHEVË: RAGMI MUSTAFA NUK JEP DORËHEQJE….!

Në kërkim të informacionit të plotë përkitazi për kinse ”dorëheqjen “ e Ragmi Mustafës nga posti i kryetarit të komunës së Preshevës,ne kontaktuam me Mitat Saqipin, sekretarin e përgjithshëm të PDSH-së. Saqipi deklaron se ky lajmë  që kanë publikuar ueb faqet-portalet sociale të ndryshme janë gënjeshtra të kulluara që kanë për qëllim destabilizimin e spektrit politik shqiptarë në Luginë së Preshevës, në veçanti të Partisë Demokratike Shqiptare. Lidhur me këtë shpifje, reagojmë ashpër thotë Mitat Shqipi dhe lusim mjetet e informimit që të mos bien në gracka të shpifura politike që kanë për qëllim destabilizimin e situatës politike në Luginë të Preshevës. Këto dezinformata nuk i shkojnë përshtati as kodeksit gazetaresk dhe dëmtojnë rëndë personalitetet politike e në këtë rast personalitetin e Ragmi Mustafës, kryetar të komunës së Preshevës dhe të Partisë Demokratike Shqiptare.

/Avni Isufi/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch