Home » Lajme, Vendore » Preshevë – Nga rivotimi në vendëvotimin numër 5 nga një këshilltarë humbën APNdhe LR-PDSH ndërsa fitues doli lista serbe me 2 këshilltarë

Preshevë – Nga rivotimi në vendëvotimin numër 5 nga një këshilltarë humbën APNdhe LR-PDSH ndërsa fitues doli lista serbe me 2 këshilltarë

Pas mbajtjes së zgjedhjeve më 24 dhjetorë 2017, komisioni komunal zgjedhorë, pas vendimit të gjykatës administrative në Beograd, kishte vendosur që zgjedhjet të përsëriten në vendovotimin numër 5 në Preshevë. Arsyeja e këtij vendimi ishte se në këtë vendëvotim komisionerët e PDSH-së dhe PVD-së kishin lëshuar vendëvotimin me qëllim të ndërprerjes së votimit pa ndonjë arsye, që automatikisht nënkupton prishjen e zgjedhjeve dhe përsëritjen e votimit në këtë vendvotim.

Nga ky rivotim fitues dolën Lista serbe nërsa nga një këshilltarë e humbën APN e Shqiprim Arifit dhe LRPDSH e Sami Salihut.

Sipas rezultateve të nxjerra nga komisionerët, nga ky vendvotim, del se subjektet politike që garuan në këto zgjedhje kanë dalë me  këtë rezultat:

APN – 6864 vota    ose  15 këshilltarë

PDSH – 5030 vota  ose 11 këshilltarë

PVD  –   2735 vota ose    6 këshilltarë

LRPDSH – 1732 vota ose 3 këshilltarë

BDL   –  464 vota ose 1 këshilltarë

Lista serbe 961 me 2 këshilltarë.

Partitë tjera politike si UDSH dhe PD nuk kanë mundë të arrijnë vota për një këshilltarë në KK të Preshevës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch