Home » Lajme, PDSH, Vendore » Preshevë – Të dielen më datë 18 dhjetorë 2016 PDSH mban kuvendin e gjashtë zgjedhor

Preshevë – Të dielen më datë 18 dhjetorë 2016 PDSH mban kuvendin e gjashtë zgjedhor

pdsh-logoNesër PDSH ka planifikuar organizimin e mbajtjes së kuvendit të gjashtë zgjedhor të partisë pas përfundimit të zgjedhjeve brendapartiake  në të gjitha nëndegët e saja, ndonëse me parregullësi dhe disa incidente e paknaqësi në disa nëndegë ku elektori i këtij subjekti është në numër dhe në antarësi më i lartë. Vlen të theksohet se PDSH për her të parë hasi në kundërshtime brenda partiake në zgjedhjen e kryetarit dhe strukturave udhëheqëse të partisë.

mitat-saqipiSipas sekretarit të gjertanishëm të PDSH-së, Mitat Saqipi, këto zgjedhje fatkeqësisht nuk filluan dhe as nuk vazhduan as për së afërmi në frymën që duhej ta kishte një subjekt politik me karakteristika demokratike, ashtu siq e kishte gjer tani Partia Demokratike Shqiptare. Meqenëse kam qenë dhe jam dëshmitar i të gjitha aktiviteteve në parti që nga viti 2002 deri më sot, më duhet ta sqaroj antarësin e partisë se këto zgjedhje nuk na gjetën të unifikuar rreth programit dhe statutit të partisë, si dy dokumente bazë ku çdo subjekt politik frymon dhe merr qëndrme në aktivitetin e tij duke u mbështetur fortë në to e që në këtë rast nuk patëm rastin ta dëshmojmë në praktikë.

Unë si sekretar i gjertanishëm i PDSHsë, sa herë që është shkelur programi dhe statuti i partisë nga ana e kryetarit dhe organeve tjera partiake, jam munduar ti argumentoj shkeljet e këtyre dy dokumenteve në rastet kur ato kanë ndodhur në veçanti gjat këtij mandati katërvjeçar në parti dhe pushtet lokal por fatkeqësisht vërjetjet që janë dhënë nuk janë marrë parasysh, në veçanti nga kryetari i partisë.

Kur bëhet fjalë për respektimin e statutit të partisë, kryetari i partisë nuk përfilli Këshillin Qendror të partisë kur u organizuan zgjedhjet lokale këtë vit, e që sipas statutit në nenin 25 thuhet:  Këshilli Qendror – Miraton  propozimlistën e kandidatve të subjektit në organet dhe institucionet komunale  e shtetërore

Meqenëse pas zgjedhjeve lokale, PDSH edhe përkundër faktit se kishte rënë për tre këshilltarë më pak se mandatin paraprak ishte me numër të këshilltarëve i pari në krahasim me subjektet tjera politike, nuk pati mundësin që ta kurorzoj me një koalicion të mundshëm me asnjë nga subjektet tjera politike.

Kur kemi të bëjmë me zgjedhjet në parti dhe kandidaturave për kreun e partisë, vlen të theksohet se kryetari Mustafa, në një mbledhje të kryesisë së partisë pas zgjedhjeve lokale pati deklaruar se nuk do të jet kandidat i mundshëm për kryetar partie në kto zgjedhje partiake dhe i propozoi kryesisë që ta mbështesin nënkryetarin dhe sekretarin e partisë për procedim të zgjedhjeve në parti. Ky deklarim i tij nuk vazhdoi më shum se gjer në shpalljen e zgjedhjeve të partisë në muajin shtator të këtij viti. Pas daljes në skenë të kandidaturës së dytë për kandidat të mundshëm të partisë të z.Sami Salihut, këshilltarë pran KK të Preshevës dhe njëherit kryetar i nëndegës së PDSH-së në Rahovicë, kryetari i partisë z. Ragmi Mustafa ndërroi mendje nga qëndrimi që kishte dhe shpalli kandidaturën e tij në një mbledhje me kryetarët e nëndegëve të partisë.

Thyerja e dispozitave statutare nga ana e kryetarit dhe një pjese të antarëve të kryesisë ishte edhe emrimi i komisionit statutar dhe atij zgjedhor me anëtarë të dëgjueshëm për kryetarin Mustafa, të cilët filluan aktivitetin e tyre zgjedhor dhe atë statutar pa qenë të zgjedhur nga Këshilli Qendror i PDSH-së si organ më i lartë i partisë mes dy kuvendeve,.

Pas gjithë këtyre thyerjeve të panevojshme statutare dhe shum të tjera, arsyen e të cilave unë nuk mund ta kuptojë, ato (thyerjet) vazhduan edhe gjat mbajtjes së zgjedhjeve nëpër nëndegë ku dhe ka pasur nëndegë që jan zgjedhë delegatë pa u mbajt mbledhja e nëndegës siq ishte rasti në nëndegën e Bukocit respektivisht në Shushaj të Epërme ose edhe nëndega 8 e cila mbledhje është mbajtur në prezencën e vetëm 8 aktivistëve të partisë.

Kulminacioni i manipulimit të këtyre zgjedhjeve u arrit në nëndegën më të madhe të partisë në Rahovicë prej nga vjen edhe kundërkandidati i deriatëhershëm z.Sami Salihu, ku miqt dhe përkrahësit e kryetarit Mustafa, nuk lejuan as që të filloj mbledhja e kësaj nëndegë ku ishin prezent jo më pak se 250 simpatizues. Kjo që ndodhi në nëndegën e Rahovicës e detyroi kundërkandidatin që ta shqyrtoj kandidaturën e tij respektivisht vazhdimin e garës ose jo.

Sipas z. Sami Salihu kjo garë nuk ka më kuptim të vazhdojë sidomos kur bëhet fjal për përçarje apo konfrontime brenda aktivistëve të të njëjtit subjet politik që për të janë njerëz të një familje dhe assesi ndryshe. Kjo garë, ka theksuar ai nuk më jep të drejt morale të jem nesër në krye të partisë pas cilitdo incident që ndodh brenda nesh.

Mendoj se gabimet jo që u ndaluan, por vazhduan pa pas vullnet që ti shqyrtoj dhe ti ndalë kryetari dhe komisioni zgjedhor , perkundër ftesës së kundërkandidatit që përkohësisht të ndërpriten zgjedhjet gjer në një kohë të përshtatshme dhe të qetë por edhe deklaratës së nënshkruar nga 8 këshilltarë të PDSH-së të cilët kishin kërkuar që këto zgjedhje të ndërpriteshin gjer në krijimin e kushteve normale për zgjedhje të qeta dhe demokratike.

Këto parregullësi  nuk mbaruan me kaq por edhe në përfundim të procesit zgjedhor gjërat nuk shkuan sipas statutit të partisë ku duhej që kuvendi i partisë të ftohej së paku shtatë ditë pas përfundimit të zgjedhjeve nëpër nëndegë meqenëse në statut parashihet se kandidatët për kryetarë të partisë duhet ta dorëzojnë listën me nënshkrime nga delegatët e zgjedhur, shtat dit para kuvendit zgjedhorë e që në këtë rast është dashtë që kuvendi të parashihej të jetë së paku më datë 23 dhjetor 2016, për ti lënë hapsirë ndonjë kandidature të re që ka mund të dalë nga nëndega e fundit.

Unë si sekretar i gjertanishëm i partisë mendoj se këto zgjedhje nuk më kanë dhënë asnjë element që t’më jep të drejtë të jem pjesë e këtij kuvendi për mua jodemokratik, i manipuluar dhe jashta të gjitha vlerave që i ka Partia Demokratike Shqiptare dhe simpatizuesit e shkëlqyer të saj. Kushdo që ka një vlerësim objektiv rreth këtyre zgjedhjeve mundë të merr qëndrim për të qenë ose jo në këtë kuvend zgjedhor të partisë.

Për mua të gjitha organet të cilat do të dalin nga këto zgjedhje jodemokratike nuk burojnë nga vullneti i gjithë elektorit të PDSH-së dhe nuk paraqesin unitetin dhe frymën e Partisë Demokratike Shqiptare e me këtë nuk besoj sedo të jenë të qëndrueshme  dhe afatgjate.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress