Home » Lajme, Vendore » Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, foli sërish dje për procesin e dialogut me Serbinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, foli sërish dje për procesin e dialogut me Serbinë

Kreu i shtetit përsëriti thirrjen për unitet përballë  këtij procesi duke thënë se kjo nuk është një garë për ta mundur njëri -tjetrin, por është një proces që duhet të përmbyllet në përputhshmëri edhe me angazhimet e Bashkimit Evropian dhe të SHBA-ve. Raportimet për shkëmbime territoresh, i cilësoi lajme të rreme. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, raportimet e ndryshme për idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cilësoi lajme të rreme dhe dezinformuese.

Sipas tij, institucionet e Kosovës dhe të gjitha partitë duhet të punojnë për një konsensus të madh dhe të vazhdojnë procesin e dialogut me Serbinë – mbështetur nga BE dhe SHBA. Ai përsëriti se faza finale e dialogut do të përmbyllet me njohje reciproke ndërmjet dy vendeve.

” Nuk komentoj që nuk kanë adresë … me m,beshtjet te fuqishme te SHBA-ve…”Presidenti tha se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, dhe ka të drejtën e vet që të nënshkruajë marrëveshje me shtetet fqinje.

” Kosova eshte e pavarur dhe sovrane … me gjithe partneret tane nderkombetare ..`

Presidenti i vendi deklaroj se dialogu me Serbinë nuk është garë për ta mundur njëri-tjetrin, por se është një proces që duhet të mbyllet dhe se në aspektin strategjikë Kosova do të fitojë të ardhmen e sigurt euroatlantike.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch