Home » Sport » Presidenti i La Ligës flet për rifillimin e kampionatit

Presidenti i La Ligës flet për rifillimin e kampionatit

Skuadrat kanë filluar stërvitjet në grupe të vogla, ndërsa janë bërë edhe 2500 teste për ekipet.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i La Ligas, Javier Tebas që ka zbuluar se janë vetëm tetë të infektuar nga 2500 teste të bëra, gjashtë lojtarë dhe dy anëtarë të tjerë të klubeve.

“Ne kemi pritur 25 deri në 30 të infektuar, por fatmirësisht janë vetëm tetë. Futbollistëve të martën do t’iu bëjmë teste të tjera për të parë ecurinë e tyre. Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë La Liga do të rifillojë më 12 qershor pasi kështu është planifikuar”.

“Momentalisht kjo është data që kemi caktuar, por ende nuk e dimi pasi virusi vazhdon të qarkullojë”, u shpreh Tebas që ka deklaruar se ndeshjen natyrisht se do të luhen pa praninë e tifozëve.

“Ndeshjet janë vendi ku ka më së paku rrezik nga coronavirusi. Ajo që kërkojë nga futbollistët dhe klubet është që t’i respektojnë rregullat shëndetësore që të shkojmë në fillim të kampionatit në numër sa më të vogël të të infektuarëve. Lojtarët e infektuar deri më tani të stërvitën në shtëpi, ndërsa do të kenë kujdes strikt nga mjekët”, – përfundoi Tebas. /Media kontakt/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch