Home » Lajme, Opinione » Presidenti Ilir Meta dhe “ç’dekretimi” i destabilitetit

Presidenti Ilir Meta dhe “ç’dekretimi” i destabilitetit

Nga Skënder SadrI KAPITI

Presidenti  i Shqipërisë duke parë gjëndjen e paparashikueshme e cila po agravonte e përkeqësonte për ditë e më shumë nga protestat qytetare të drejtuara nga opozita në emër të demokracisë , të zgjedhjeve të lira e të ndershme; duke parë gjëndjen e krizës së thellë politike dhe parlamentare  pas djegies së mandateve të deputetëve opozitarë; duke parë mos marrjen pjesë të opozitës shqiptare në zgjedhjet e 30 Qershorit 2019 ; kjo nga njëra anë ,si dhe nga ana tjetër edhe indiferencën dhe kokëfortësinë e qeverisë dhe të kryeministrit nga ana tjeter, ai duke u nisur nga interesat madhore kombëtare mbi ato personale, politike e partizane vendosi që të ç’dekretojë datën e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019. Ky veprim i cili shmang përkeqësimin e situatës si dhe destabilitetin e paparashikueshëm shikohet nga Kryeministri, qeveria dhe klaneve  rreth saj si herezi, gjë e cila është karakteristikë e shpirtligësisë, zymtësisë dhe errësirës së ideologjive dhe të  pushtetit te regjimeve autoritare dhe antihumane.

Dihet shumë mirë se si nga papërgjegjshmëria, korrupsioni dhe verbëria për pushtet se sa shtrenjtë e pësoi një herë Shqipëria dhe shqiptarët në vitin 1997.

Dhe për të mos u përsëritur më situata të tilla, Presidenti i Republikës z. Ilir Meta mori veprimin më të duhur dhe në kohën e duhur që mos të zhvillohen zgjedhjet vendore me 30 Qershor 2019, pa u zgjidhur kriza e rëndë politike dhe institucionale ku ndodhet sot Shqipëria.  Është e pakonceptueshme që në gjëndje të rëndë krize politike dhe institucionale  të zhvillohen zgjedhje demokratike ,të cilat nuk zgjedhin dhe nuk zgjidhin ndonjë gjë por vetëm se është më se e sigurtë, se po të mbahen zgjedhjet vendore pa opozitën kjo do të ishte kulmi i goditjes dhe i asgjësimit të demokracisë, gjë e cila do ta çonte vëndin drejt paqëndrueshmërisë, tollovisë e pse jo edhe  drejt konfliktit civil.

Pra ky ç’dekretim i zgjedhjeve nga ana e Presidentit është faktikisht ç’dekretim dhe shmangie e destabilitetit dhe te  antidemokracisë, shmang rreshqitjen e shtetit  ne rrokopuje dhe kaos. Edhe alibia tjetër e pushtetit si ajo që e akuzojnë Presidentin aktual  Z. Meta se është kundër Reformës në Drejtësi përbën një tjetër absurditet injorance e verbërie e pushtetit por edhe te mediave. Kjo pasi dihet tashmë se rolin vendimtar ne miratimin e Reformës ne Drejtësi në Shqipëri e ka luajtur z. Meta , ishKryetar i Kuvëndit të Shqipërisë , i cili pati si vizion dhe këmbënguli që miratimi i Reformës në drejtësi të bëhet detyrimisht edhe me votat e opozitës, vizion dhe këmbenguljen  e të cilit e mbështeti edhe faktori ndërkombëtar SHBA dhe BE, dhe ashtu edhe ndodhi, që reforma në drejtësi u votua nga të gjithë deputët. Pra Ilir Meta si në rastin kur kryente funksionin e Kryetarit të Parlamentit ashtu edhe sot atë të Presidentit, ai në radhe të parë shquhet për përgjegjshmërinë që ai ka treguar në funksion të ligjit, para publikut, para kombit dhe të interesave madhore kombëtare mbi ato personale,partiake e politike.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch