Home » Lajme » Presidenti Ilir Meta përkrah koalicionin e shqiptarëve të Luginës për zgjedhjet parlamentare

Presidenti Ilir Meta përkrah koalicionin e shqiptarëve të Luginës për zgjedhjet parlamentare

Presidenti i Shqipërisë, z.Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e pesë partive politike shqiptare në komunat në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit të garojnë me një listë të unifikuar zgjedhore.

Meta shkruan se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhje, bashkëpunimi i të gjitha subjekteve politike do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare.

Ky është postimi i Presidentit Meta:

Përshëndes ngrohtësisht dorëzimin e listës së përbashkët të partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit.

Shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhje, bashkëpunimi i të gjitha subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch