Home » Lajme » Presidenti serb, Vuçiq: Ndalojmë qarkullimin e njerëzve prej të shtunës nga ora 13 deri të hënën në ora 5 të mëngjesit

Presidenti serb, Vuçiq: Ndalojmë qarkullimin e njerëzve prej të shtunës nga ora 13 deri të hënën në ora 5 të mëngjesit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot iu ka drejtuar opinionit pas mbledhjes së dy shtabeve të krizave të formuara për shkak të pandemisë së koronavirusit në Serbi.

„Ne presim një përshpejtim në 72 orët e ardhshme për sa i përket numrit të të infektuarve, por për fat të keq mund të presim edhe rritje të numrit të vdekjeve“, tha Vuçiq.

Për momentin, 81 persona janë në respirator, tha ai, duke shtuar se tre persona kanë vdekur nga koronavirusi sot.

Vuçiq deklaroi se numri më i madh i të infektuarve vijnë nga Beogradi, Quprija, Çaçaku dhe Valeva.

„Disi Nishi duket se ngadal po e merr veten dhe po e kontrollon situatën pas shumë rasteve të vështira

Sipas tij, nesër në orën 11 avioni i parë me tetë mjekë dhe staf do të arrijë në Serbi nga Rusia me pajisjet e saj, respiratorët dhe ilaçe.

Ai shtoi se nga 8 ose 9 prilli, do të fillojmë të prodhojmë vetë maska ​​kirurgjikale, dhe se makinat prodhuese do të arrijn nga Kina.

Vuçiq tha se prezantimi i masave të reja ishte në shqyrtim sot.

„Një pjesë të masave do të shtrëngojmë, një pjesë do të lehtësojm, sepse ne mendojmë se kemi bërë një punë të mirë që nga 13 Marsi, por nuk jemi larg nga suksesi. Ne mendojmë se jemi afër një katastrofe absolute“, tha Vuçiq.

Kemi 23,000 njerëz të infektuar nga ata që erdhën në Serbi, por ai tha që ata njerëz nuk janë fajtorë pse janë të infektuar.

„Masa e para është që të ndalojm qarkullimin e njerëzve prej të shtunës nga ora 13 deri të hënën në ora 5 të mëngjesit“, deklaroi Vuçiq, duke shtuar se ndalimi nuk vlen për pensionistët që mund të shkojnë në shitore të dielën nga ora 4 e mëngjesit.

Masë e re është ndalesa nga sonte që të shihen në rrugë jo më shumë se dy njerëz në një vend.

Masa e tretë, efektive nga e shtuna në mbrëmje, është që nga ora 23 deri në 1:00 brenda hapsirës prej 200 metra rreth vendbanimit, kafshët shtëpiake do të lejohen të shëtiten.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch