Home » Lajme, Ndërkombëtare » Presidenti turk, Reccep Tajip Erdogan po i kërkon bashkëpunëtorët më të ngushtë të Gulenit, përfshirë edhe ata në Shqipëri

Presidenti turk, Reccep Tajip Erdogan po i kërkon bashkëpunëtorët më të ngushtë të Gulenit, përfshirë edhe ata në Shqipëri

GULENIPas tentim-puçit të javës së kaluar në Turqi, autoritetet në Ankara kanë filluar “gjahun” ndaj atij që konsiderohet “koka” e organizmit, biznesmenit Fetullah Gulen dhe rrjetit të tij FETO, që ka një binzes shkollash gjithandej botës. Thuhet se presidenti turk, Reccep Tajip Erdogan po i kërkon bashkëpunëtorët më të ngushtë të Gulenit, përfshirë edhe ata në Shqipëri.

Sipas medieve lokale, Ankaraja i dërgon Tiranës listën zyrtare të gylenistëve të fshehur në struktura shoqërore dhe politike. Një letër zyrtare, ka mbërritur edhe në Tiranë, një ditë pas grushtit-shtetit ushtarak në Turqi.

Nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, mësohet se me anë të një komunikimi zyrtar kanë mbërritur në Tiranë listat që zotëron Turqia për financime e organizatës FETO, të cilat mësohet se prej kohësh zotërohen nga organet turke, por që janë sjellë për një verifikim edhe më të imët.

Burimet bëjnë të ditur se kemi të bëjmë me një material të hollësishëm, i cili është shumë i gjatë dhe ka ardhur në rrugë zyrtare shumë konfidenciale.

Materiali flet për influencën e FETO-s në sistemin e shoqërisë civile dhe media, por edhe futjen në industrinë shqiptare, madje dhe në politikë.

Mësohet se janë dy materiale, një shumë konfidencial që Turqia kërkon të hetojë për llogari të puçit e që flet në përfshirjen e mundshme të gylenistëve në strukturat turke në Shqipëri; dhe një tjetër që është memo, sa për kujtesë, dhe që ka fuqi këshillimore, i cili tregon përhapjen e strukturave paralele në shoqërinë shqiptare.

Shumë shpejt do të vijnë edhe listëpagesat periodike të Gylenit në Tiranë, të cilat janë aktivizuar shumë ditët e fundit, raporton MAPO.

Ndryshe, Erdogan menjëherë pas grusht-shtetit ka ngritur gishtin ka armiku i tij i përbetuar 9dikur miku më i ngushtë) Fetullah Gulen, i cili nga vitit 1991 jeton në Pensilvania të Amerikës. Erdogan ka kërkuar nga SHBA ekstradimin e tij, por Uashingtoni po kërkon fakte që Gulen është i përzier në grusht-shtet dhe jo akuza.

Edhe vet Gulen është deklaruar kundër gushtit të shtetit, duke besuar se ky lloj revulucioni është prokreacion imagjinar i vet presidentit Erdogan. Në anën tjetër numri i të arrestuarve në Turqi ka kaluar 10 mijëshin.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch